E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e Ibrahimovicit, në Milan

Zlatan Ibrahimovic do t’i mbetet besnik Milanit deri në përfundim të kontratës. Sulmuesi suedez nuk e ka ndërmend të lëviz nga San Siro.

“Siç e kam thënë 6 muaj më parë, jam mirë këtu. Kam kontratë dhe nuk kam mendime tjera. Jam i vendosur ta mbyll mirë këtë sezon në fanellën e Milanit dhe me atë të Kombëtares”, ka thënë Ibra për Milan Channel.

“Milani ma ka rikthyer buzëqeshjen dhe dëshirën për të luajtur. Milani është e ardhmja Ime. Pas pushimeve, do të kthehem për përgatitje dhe sërish do ta vesh këtë fanellë”, shtoi suedezi, i cili beson se Rossonerët do ta fitojnë Scudetton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›