E Diel, 1 Nëntor 2026

Abete-Duka: Miqësore me Italinë, por shqiptarët do mbeten ekstrakomunitarë

Abete në Tiranë, gjithçka do të

Ja tetë orët e presidentit të federatës italiane të futbollit në Shqipëri. Shumë kortezi, shkëmbim experience për trajnerët  e arbitrat, inaugurim fushe dhe takim me Presidentin e Republikës

Vetëm kortezia e shkëmbimit të bluzave është kryer, për të tjerat të presim, por në 8 orë kanë qenë tetë premtime me do të…

Takime të shumta, biseda po kaq të shumta dhe po kaq premtime. Nëse do plotësohej vetëm me një fjali të vetme, vizita e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Abete, do kufizohej me një parafjalë të kohës së ardhme do të

Dikur, para reth 2 vjetësh, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Villar, do premtonte një ndeshje miqësore me Spanjën. Do ish vërtet mrekulli të luanim kundër kampionëve të botës dhe Europës, por fjalia magjike e Villarit nisi se premtoi dhe përfundoi me do të. Pra, do të mundohej për një miqësore me Spanjën.

Kohë më parë se Villar të vinte në Shqipëri, një kampion Europe dhe nënkampion bote, si Hans Peter Brigel, do ulej në pankinën kuqezi. Memorja nuk na ka lënë, premtimi i parë i mister Brigelit ka qënë: Do të mundësoj më të gjithë kapacitetin dhe reputacionin tim një miqësore me Gjermaninë. Më bukur se të luash me tri herë kampionët e botës natyrisht nuk ka, por sërish do të vazhdon të na mundojë.

I njëjti premtim edhe nga Otto Bariç për të luajtur me Kroacinë, por sërish magjia do të do të na stresonte akoma më shumë.

Së fundmi, presidenti italian i futbollit. Natyrisht nuk ka emrin e Brigel, apo Bariç në elitën e futbollit të luajtur, por është ai shumë herë më i madh se sa të dy bashkë në hierarkinë e futbollit. E megjithatë, sërish na vijnë fjalët magjike do të. Do të për trajnimin e arbitrave, por edhe teknikëve, do të për të hequr atë të shkretë damkë si ekstrakomunitare, do të për futbollin e femrave dhe sërish do të për një ndeshje miqësore me Italinë.

Prej kohësh, shqiptarët qoftë nga ana gjeografike si fqinjë që jemi, qoftë nga reputacioni i skuadrës italiane në futboll, por qofte edhe nga ajo që është më rëndësishmja, pra që në Shqipëri më shumë tifozë ka Milan, Juventus e Inter sesa të gjitha skuadrat e superligës të marra së bashku, meritojnë një miqësore me Italinë. E megjithatë, edhe sot pas largimit të Abetes nga Shqipëria, do na duhet të flemë me mendjen se ditët e mira pas kësaj vijnë, ose më saktë do të vijnë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›