Dani Alves mendon për Premierligën

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves, ia ka hapur dyert mundësisë së transferimit në Angli.
Futbollisti brazilian pëlqehet nga Manchester City e Chelsea, të cilët janë të gatshëm të paguajnë shuma të majme për të.
“Edhe pse luaj në klubin më të fortë në botë, nuk i dihet kurrë se çka ka rezervuar e ardhmja. Dyert mbeten gjithmonë të hapura”, theksoi 28 vjeçari për tabloidin ‘The Indipendent’. Sa i përket transferimit eventual të Gareth Bale në Barcelonë, Alves mendon se kjo do të ishte një gjë e jashtëzakonshme.