Blank e Gurkuf, “mbretërit” e Francës
Blank, i cili fitoi titullin kampion në vitin e dytë tek Bordoja, është zgjedhur unanimisht nga juria e përbërë nga ish-fitues të këtij çmimi. Pas ish-mbrojtësit të Interit është renditur Arsen Venger, fitues i vitit të kaluar dhe në vend të tretë është Kristian Gurkuf, i ati i Johan Gurkuf, që po ecën mjaft mirë me Lorientin.
Ndërkohë që Johan Gurkuf është zgjedhur si lojtari më i mirë francez për këtë vit. Ish-fantazisti i Milanit ka marrë 127 pikë gjithsej, 55 më tepër se Anelka që renditet i dyti dhe 111 më tepër se Hugo Loris, portieri i Lionit dhe i Kombëtares franceze.
Ndërkohë, po shtohen gjithnjë e më shumë ata që e duan Loran Blankun në stolin e Kombëtares, në vend të Domenek. Tekniku i Bordosë nuk e përjashton si mundësi. Gjithashtu, shumë klube europiane, midis të cilëve edhe Interi, e kanë si mundësi të parë në rast të ndryshimit të trajnerit sezonin e ardhshëm.