E Diel, 1 Nëntor 2026

Aldo Bare mbetet në burg, gjykata hedh poshtë kërkesën

Gjykata e Apelit tek Krimet e Rënda ka hedhur poshtë kërkesën e Bares për rivlerësimin e masës së sigurisë së "arrestit me burg", dhënë ndaj tij në mungesë në vitin 2006 nga Gjykata e Krimeve të Rënda.  

Avokati mbrojtës i Bares kërkoi lirimin e klientit të tij, me argumentimin se ndaj klientit të tij kishin mbaruar me kohë afatet e paraburgimit. Por, kjo kërkesë u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda. 

Aktualisht, Aldo Bare është nën procedimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi akuzohet si drejtues i "Bandës së Lushnjes",  mbi të cilën rëndojnë një sërë krimesh të rënda, të kryera vite më parë në Shqipëri. Ndaj tij, rëndojnë akuzat për dhjetra vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh etj.

Bare u ekstradua disa ditë më parë nga Turqia, ku u arrestua tre vite më parë pas një urdhër- arresti të lëshuar ndaj tij nga autoritet e drejtësisë shqiptare.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›