E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blank kërkon fitore në premierë

Trajneri i ri i Francës Loran Blank nuk ka zbuluar asgjë nga Franca e tij në prag të ndeshjes miqësore kundër Norvegjisë që është edhe ndeshja e debutimit të tij në krye të stolit të Gjelave. Franca është stërvitur në Oslo në stadiumin ku do të luhet ndeshja ndërsa Blank nuk ka bërë të ditur as emrat e futbollistëve që do të luajnë dhe as emrin e kapitenit të skuadrës. Asnjë nga futbollistët që morën pjesë në Kupën e Botës nuk është grumbulluar nga trajneri i ri pas ngjarjeve të Afrikës së Jugut. "
Mendoj se kjo ndeshje është e veçantë pasi është ndeshja e parë pas gjithë asaj që ka ndodhur në Botëror. Nuk mendoj se jemi përgatitur në mënyrën më të mirë dhe një takim ndërkombëtar me vetëm dy ditë përgatitje bëhet edhe më i vështirë. Kemi edhe lojtarë të rinj në përbërje dhe gara e vërtetë do të fillojë në shtator por kjo nuk do të thotë që në këto miqësore do të luajmë të pa impenjuar. Kemi respekt për Norvegjinë dhe kemi ardhur këtu për të fituar" theksoi Blank.
Ish trajneri i Bordosë e di më së mirë që shumë pak kohë për të eksperimentuar në prag të dy ndeshjeve kualifikuese kundër Bjellorusisë dhe Bosnjes ndërsa trajneri i GJelave u ka kërkuar lojtarëve që të ndjekin stilin francez në këtë ndeshje. Në skuadër 13 lojtarë janë grumbulluar për herë të parë ndërsa disa prej lojtarëve kanë qenë edhe më parë pjesë e Francës. Blank ka bërë të ditur se lojtarët duhet të jenë krenar që luajnë për përfaqësuesen dhe të nderojnë fanellën. Në Kombëtare janë rikthyer Benzema, Nasri, Menez dhe Mekses.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›