Sot miqësorja Shqipëri-Uzbekistan

çdo gjë gati për miqësoren e Kombëtares shqiptare kundër Uzbekistanit që do të luhet në Niko Dovana në orën 20 e 30. Në këtë stadium është montuar edhe impianti i ndriçimit dhe për herë të parë do të luhet një ndeshje me drita. Kuqezinjtë e Kuzhe janë gati dhe i kanë dhënë edhe dorën e fundit përgatitjeve për këtë ndeshje miqësore. Kuzhe në konferencën për shtyp nuk ka dhënë asnjë detaj për formacionin por mësohet se trajneri kroat do të luajë me një skemë të pastër 4-4-2. Në portë mund të jetë i rikthyer Arjan Beqaj ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga tre kosovar dhe një një korçar. Nga e djathta në të majtë do të luajnë Dallku, Cana, Curri dhe Vangjeli. Në mesfushë do të aktivizohen Muzaka, Duro, Bulku dhe Agolli ndërsa në sulm dyshja Bogdani ,Salihi. Pritet që të ketë një numër të konsideruesëm tifozësh pasi në Durrës ka shumë pushues edhe kosovarë të cilët dallohen për mbështetjen e dhënë për Kombëtaren për më shumë që edhe çmimet e biletave janë të lira. 200 lekë të reja kushton një bilete në tribunën qëndrore ndërsa vetëm 100 lekë në pjesën e tjera. Kombëtraja këtë vit ka fituar tre ndeshje miqësore. Shumë futbollsitë do të vëzhgohen nga menaxherë të ndryshëm skuadrash ndërsa kjo është mënyra më e mirë dhe e vetme për tu përgatitur për dy ndeshjet eleminatore kundër Rumanisë dhe Luksemburgut në fillim të shtatorit.