Merkato e Juves, kërkohen Elia dhe Bastos
Milos Krasic ka 48 orë që i ka lëshuar një apel Juventusit ndërsa Eljero Elia nuk ka folur por ndoshta holandezi është më afër Torinos sesa mesfushori serb i Rusëve të CSKa-së. Por pas Elias është edhe braziliani Mishel Bastos për të cilin drejtuesit e Juventusit po punojnë prej disa kohësh dhe dëshirojnë që ta afrojnë në Torino për të kompletuar krahun e majtë. Krasic ka bërë të ditur se ai i ka thënë po ofertës së Juventusit dhe tani u takon të dy klubeve që të vendosin për transferimin e tij te Zonja e Vjetër. Holandezi nuk ka folur shumë për të ardhmen e tij por bëhet e ditur se për të një ofertë ka pasur nga ana e drejtuesve torinez. Juventusi dëshiron shumë holandezin e Hamburgut pasi ai është një lojtar komunitar dhe do të firmoste pa problem. Hamburgu kërkon për Balotellin holandez 15 milion euro ndërsa Juventusi pret Ponë e Gjermanëve për 12 apo 13 milion euro. E fundit është më e thjeshta pasi anësori që ka zgjedhur Juventusin është Mishel Bastos i Lionit por atë nuk është e lehtë ta afrosh në skuadër. Olimpiku kërkon deri në 22 milion euro një shumë e madhe për Zonjën e Vjetër por si shkëmbim mund të niset edhe ndonjë lojtar. Emri më i fundit për merakton e Zonjës dë Vjetër është ai i Boketit për të përforcuar qëndrën e mbrojtjes. Ndërsa Billd bën të ditur se Juvja ka pranuar ofertën e Volfsburgut për Diegon që është afërsisht 16 milion euro.