Blant : Njohja e deritanishme e pavarësisë së Kosovës e Sukseshme.
Ambasadori britanik në Kosovë, Dejvid Blant e ka vlerësuar si të sukseshme njohjen e deritanishme të pavarsisë së Kosovës. Diplomati britanik është shprehur se pavarësisht deklaratave të Moskës, se ka arritur të pengojë njohjen e pavarësisë, procesi po ecën në rrugën e duhur. Njohja e pavarsisë sëkosovës nga 38 shtete nuk është pak. Gjithashtu, procesi i njohjes po vazhdon dhe së shpejti Kosova do të njihet edhe nga shtete të tjera evropiane", ka pohuar Blant.