Lushnje- Një 14-vjeçar shtypet nga treni
Pakujdesia e makinistit ka shkaktuar sot në Lushnje vdekjen e një djaloshi 14 vjeçar i cili është shtypur nga treni. Renato Korreshi është aksidentuar për vdekje sapo treni është nisur për rrugë. Vdekja e Korreshit e ka rënduar tepër bilancin e viktimave në këtë qytet. Mbrëmjen e kaluar 3 makina u përplasën në afërsi të Lushnjes duke shkaktuar 3 të vdekur dhe një të plagosur. Ndërkohë që sot një grua nga fshati Saver u përplas nga makina dhe një vajzë 20-vjeçare u gjend e varur në kasollen e bagëtive në fshatin Cermë. ( V. N)