E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj : ' Në Kosovën e sotme kemi shumë punë para vetes'

 

Pas mbërritjes në atdhe Ramush Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës, i cili u shpall i pafajshëm dje nga gjykata e Hagës, ka mbajtur një konferencë për shtyp para mediave.Në fjalën e tij Haradinaj tha se në ditët e sotme kosovarët kanë në kujtesë shumë ngjarje të dhimbshme. Gjithsesi është shprehur ai, këto ngjarje kanë ndikuar që rruga drejt pavarësisë të jetë e sigurt. Ramush Haradinaj e ka cilësuar ditën e shkuarjes në Hagë si një ditë me emocione negative për popullin kosovar. "Por e kam ditur që ajo ditë kishte vetëm një rrugë , atë të besimit për një jetë më të mirë për të gjithë ne. Po me këtë besim jam kthyer."-u shpreh ai para gazetarëve . Në Kosovën e sotme kemi shumë punë para vetes, vijoi ai . Duke shtuar se shpreson shumë që prezenca e tij të ishte një ndihmesë për të gjithë kosovarët pa dallim, për të vazhduar përpara për një jetë më të mirë . Duhet të tregojmë tha Ramush Haradinaj se edhe ne si shtet e kemi vendin pranë anëtarëve të vendeve te bashkimit Evropian. Zoti e Bekoftë Kosovën dhe popullin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›