E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blater: Polonia i pranoi kushtet

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater theksoi dje per agjensine "Associatted press" se Polonia ka arritur nje marreveshje per te shmangur nje perjashtim te mundshem para eleminatore te kampionatit boteror "Afrika e Jugut 2010". Kjo marreveshje ka shmangur gjithashtu rrezikut qe i paraqitej Polonise per te drejten e organizimit te "Euro 2012". Blater ne fjalen e tij tha se problemet e lindura mes qeverise polake dhe Federates Polake te Futbollit jane zgjidhur brenda kohes. Ai tha se marreveshja eshte pranuar nga FIFA, madje edhe presidenti i UAFA-s, Mishel Paltini e ka pranuar ate. FIFA i kishte dhene Polonise nje ultimatum qe t'i pranonte kushte e saj, ose perndryshe do te perjashtohej nga eliminatoret e Boterorit te radhes. Ne nje situate te ngjashme edhe UEFA e kishte kercenuar Polonine, se mund t'i qite te drejten te organizonte evropianin e radhes, se bashku me Ukrainen. Ne nje situate te tille, Polonia eshte dorezuar, sikurse ka ndodhur ne te gjitha rastet, ku fitimtare jane FIFA dhe UEFA, organizma qe qendrojne mbi te gjitha vendet e tjera. Polonia bashke me Ukrainen kane fituar te drejten e organizimit te Kampionatit Evropian qe do te zhvillohet 4 vjet me vone, mirepo per shkak te mosmarreveshjeve te brendshme FIFA dhe UEFA e kercenuan federaten polake, se ne rast perjashtimi do ta humbiste kete te drejte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›