E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Skampa '08", emocionet e Drita Pelingut

ELBASAN - Trupa e Teatrit Kombetar te Maqedonise ka shkelqyer nje nate me pare me pjesen "Gjithandej" te vene ne skene nga nje kast i jashtezakonshme aktoresh. Thelbi i pjeses ishte realiteti i perditshem i mbushur me fjale, thashetheme dhe paragjykime. Ne qender te pjeses ishte nje dashuri e diktuar per pasuri, por qe ne fund triumfon dashuria e vertete. Loja e aktoreve ka mbajtur te mberthyer artdashesit qe kane duartrokitur gjate, lojen e aktoreve. Lidhur me ecurine e festivalit aktorja jone e madhe Drita Pelingu, eshte shprehur se "Festivalet jane ndihme e madhe per artin skenik te fjales. Festivalet nderkombetare kane vlera ne kendveshtrimin kritik dhe emocional pasi jane njohje e kembim vlerash".

"Ky festival ka prurje te mira, - vijoi Pelingu - sepse jane zgjedhur vepra ku mund te perfitojne te gjitha trupat", - ndersa shtoi: "Trupa maqedonase aktroi ne menyre te shkelqyer".

Adonis Filipi regjisor, drejtor artistik i festivalit, mendon se festivali po shpalos vlerat dhe vete spektatori po percjell keto emocione. "Festivali ka terhequr vemendjen e te gjitheve pasi po shpalos misionin e tij. Ky eveniment i jep rendesi jo vetem Elbasanit por vendit dhe mbare Rajonit. Shfaqa e dhene mbreme nga trupa maqedonase, e verteton me se miri filozofine e ketij evenimenti", - tha Filipi.

Nderkohe, pedagogu Hektor Ciftja vleresoi se Festivali Nderkombetar i Teatrove po shpalos vlera: "Pame pjese te shkelqyera te vena ne skene qe terhoqen vemendjen dhe mbajten te mberthyer spektatorin. Konstatojme se cdo vit vijne trupa te reja, gje qe tregon se festivali ka cilesi dhe perzgjedhje", tha Ciftja, duke kerkuar me tej "mbeshtetje me te madhe, se njerezit duhet ta shfrytezojne teatrin per te pasuruar kohen dhe per te jetuar emocionet qe te fal teatri". F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›