E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blater ndryshon qendrim per teknologjine

Sep Blatter kërkon të fitojë një tjetër mandat si president i FIFA-s dhe për ta bërë këtë ka ndryshuar mendje në lidhje me aplikimin e teknologjisë në fushën e lojës për t’i dhënë fund “golave fantazëm”. 75 vjecari ka bërë të ditur se sistemi i ri do të vendoset në Botërorin e ardhshëm, ndërsa kjo lëvizje është përkthyer si një lëvizje e tij për të ruajtur kreun më të lartë të qeverisë botërore të futbollit.

"Mendoj se duke filluar nga kampionati evropian do të eksperimentojmë, duke vendosur teknologjinë në vijën fatale. Kjo e fundit do të tregojë nëse është apo jo gol. Mendoj se aplikimi i saj do të hyjë në fuqi në Botërorin 2014", ka bërë të ditur presidenti i FIFA-s. Deklarata e Blatter ka surprizuar opinionin futbollistit, pasi zvicerani është shfaqur gjithmonë si kundërshtari më i flaktë i opsionit për të vendosur teknologjinë në fushën e lojës.

Ideja për të vendosur sensorë dhe kamera në vijën fatale të portës për t’i dhënë fund golave të quajtur fantazmë u hodh gjatë Botërorit 2010, sidomos pas episodit në ndeshjen Gjermani-Angli, ku Frank Lampard iu mohua goli, megjithëse topi kishte kaluar vijën e portës. Pas shumë kundërshtimesh dhe si pasojë e afrimit të zgjedhjeve për president në FIFA, Sep Blatter është reshtuar në krah të atyre që duan aplikimin e teknologjisë në fushën e lojës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›