Vuvuzela mund të ndalohet

Kryetari i Komitetit Organizativ të Kampionatit botëror në Afrikën e Jugut, Danny Jordan, ka bërë të ditur se mund të ndalohet përdorimi i vuvuzelave në vazhdim të Kampionatit botëror, pas ankesave nga transmetuesit dhe futbollistët.
Zhurma e vazhdueshme nga instrumenti frymor ka karakterizuar të gjitha ndeshjet e deritashme të zhvilluara në Botëror.
Dhe Jordan, i pyetur rreth ndalimit të përdorimit të këtij instrumenti, tha për BBC Sport: “Nëse ka bazë për ta ndaluar, do ta ndalojmë. Ne edhe më parë kemi thënë se nëse ndonjëra prej tyre hidhet në fushë në formë zemërimi, do të marrim masa”.
Kapiteni i Francës, Patrice Evra ka fajësuar zhurmën e krijuar nga vuvuzelat – që krahasohet me gumëzhimën e mijëra bletëve – për paraqitjen dëshpëruese të ekipit në ndeshjen e parë të tyre në Grupin A kundër Uruguait, që përfundoi 0-0.
“Ne nuk mund të flemë natën për shkak të vuvuzelave. Njerëzit fillojnë t’u fryjnë nga ora 6 e mëngjesit. Ne nuk mund ta dëgjojmë njëri-tjetrin në fushë për shkak të tyre”, tha ai.
Ndërsa Jordaan ka pranuar se zhurma i ka penguar disa njerëz dhe se ata kanë marrë vendime që mund të zvogëlonin ndikimin e saj.
“Jemi munduar të caktojmë rregull. Kemi kërkuar që vuvuzelat të mos përdoren gjatë himneve kombëtare apo njoftimeve në stadium. Është vështirë, por jemi duke bërë gjithçka që mundemi. Kemi marrë ankesa nga disa transmetues dhe individë të tjerë, andaj jemi duke vlerësuar situatën”, u shpreh Jordaan i cili pranoi se as ai nuk është tifoz i vuvuzelave.
“Do të preferoja këngët. Këngët gjithmonë kanë qenë gjenerator i atmosferëve të shkëlqyeshme në stadiume dhe do të mundohesha t’i bind që të këndojnë. Në ditët e vuajtjeve (kundër aparteidit) ne këndonim gjatë gjithë historisë sonë dhe është aftësi e jonë e këndimit që na inspiroi dhe ngjalli emocione” përfundoi Jordaan.
Ankesat për zhurmën e vuvuzelave filluan vitin e kaluar gjatë Kupës së Konfederatave në Afrikën e Jugut, që ishte parapërgatitje për nikoqirin e Kampionatit botëror 2010.
Përveç ndeshjeve të Afrikës së Jugut (ku zhurma e tyre është më e fuqishme), ato kanë filluar të përdoren edhe nga tifozët e shteteve tjera pjesëmarrëse dhe janë prezent në çdo ndeshje të Botërorit.