Holanda e sigurt

Në ndeshjen e parë të Grupit E të Botërorit 2010, Holanda e ka mposhtur Danimarkën me rezultat 2:0. Në një përballje mjaft monotone dhe pa spektakël, ekipi ‘Orange’ e siguroi trepikëshin e parë vetëm në pjesën e dytë, kur shënoi të dyja golat. Pjesën e parë e karakterizuan pak raste, me sulmet që ndaleshin kryesisht para 16 metërshave.
Me të filluar pjesa e dytë, holandezët e gjetën golin e parë. Në fakt, për këtë u përkujdesën dy futbollistët danezë: S.Paulsen, duke u munduar ta heq topin, nga një harkim i Van Persiet nga e majta, e godet bashkëlojtarin e tij Agger në shpinë, dhe topi përfundon në rrjetë. Ekipi skandinav nuk diti të reagojë pas golit të pësuar dhe nuk u tregua aspak i rrezikshëm.
Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vulosi Dirk Kuyt, pesë minuta pa përfunduar ndeshja, pasi nga afërsia e plasoi topin në rrjetë nga afërsia, pasi më parë Elia e kishte goditur shtyllën. Në pjesën e dytë, vlen të përmendet edhe tërthorësja që e goditi mesfushori holandez Sneijder. Me këtë fitore, holandezët bënë një hap të madh drejt kualifikimit në të tetën e finales.
Holanda – Danimarka (13:30)
Nuk është hera e parë që Holanda hyn si favorit në një Kampionat botëror. Tulipanët e hapin kampanjën e tyre në Grupin E kundër Danimarkës të hënën. Holanda mund të jetë në përparësi ndaj Danimarkës sa u përket emrave të më njohur të futbollistëve, por bilanci i tyre është interesant për t’u mësuar.
Të dyja ekipet kanë nga dy fitore në pesë ndeshje zyrtare. Holanda ka shënuar dhjetë gola, ndërsa Danimarka një më pak. Si Holanda ashtu edhe Danimarka kanë probleme me futbollistë të lënduar.
Sulmuesi Nicklas Bendtner, portieri Thomas Sorensen dhe mbrojtësit Simon Kjaer dhe Patrick Mtiliga janë në dyshim, ndërsa Holandës do t’i mungojë mesfushori Arjen Robben, edhe pse zëvendësimi i tij do të jetë po aq kualitativ, Rafael van der Vaart.
Përveç të lënduarve, selektori i Danimarkës, Marten Olsen, do të jetë i brengosur për humbjet 1-0 nga Australia dhe Afrika e Jugut në përgatitje për Botëror, edhe pse mposhti Senegalin 2-0. Ndërsa, Holanda nuk ka pësuar humbje nga shtatori i vitit 2008 në miqësoren kundër Australisë.