Iniesta Nuk e meritoj Topin e Arte

Topi i Arte eshte cmim qe per nje futbollist perfaqeson kurorezimin e nje karriere.
Mirepo befasuese jane deklaratat nga mesfushori spanjoll i Barcelones Andres Iniesta i cili me modesti dhe sinqeritet eshte 145terhequr146 nga gara duke permendur rivalin e tij kryesor mesfushorin e Interit Wesley Sneijder si favorit per te fituar cmimin qe nga ky vit do te mbaje emrin FIFA Topi i Arte pasi perben unifikimin me shperblimin e meparshem te quajtur FIFA Futbollisti me i mire ne bote.
Gjate nje interviste me te perditshmen sportive franceze L146Equipe njeriu i cili i siguroi Spanjes triumfin ne Kampionatin boteror 2010 me nje gol ne lojen shtese ne finale kunder Holandes ka asistuar per Sneijderin.
147Sneijder eshte favorit ai e meriton cmimin. Pas tij vijne Xavi Messi dhe Casillas. Une nuk meritoj ta fitoj. Do te genjeja nese them se nuk mendoj per Topin e Arte por nuk eshte nje obsesion. Te jem ne mesin e 23 kandidateve eshte nje cmim ne vete. Nese jam me fat dhe me ofrohet nje rast i ri do te jete fale kontributit tim pasi nuk mendoj se nje futbollist duhet te fitoje Topin e Arte per shkak te nje goli148 tha Iniesta per L146Equipe.
Duke e komentuar golin e finales ne Boteror Iniesta shtoi 147Kurre nuk jam lodhur duke e shikuar. Kur Fabregas e dergoi topin te une e kam ditur se si do te perfundoje. Nese ekziston nje gje si 145kulmi i gezimit146 une e kam perjetuar dy here me dy golat finalja e Boterorit 2010 dhe gjysmefinalja e Liges se Kampioneve kunder Chelseas ne sezonin 2008-09. Ata mund te jene te ndryshem ne ekzekutim por me sollen gezim te ngjashem148.
Edhe pse eshte ne mesin e kandidateve kryesore per te fituar Topin e Arte Iniesta pranoi se ka deshire ta harroje sezonin 2009-2010.
147Ishte nje perfundim i mire i atij qe ka qene sezoni im me i dobet ne karriere. Nuk mund ta filloja sezonin per shkak te lendimit qe pesova gjate finales ne Ligen e Kampioneve ne Rome e me pas nje tjeter lendim me mohoi finalen e Kampionatit boteror te klubeve.
Ne prill nuk luajta perseri per dhjete dite para se te lendoja kemben e djathte qe me la jashte fushes per gjashte jave. Pervec kesaj kam kaluar nje periudhe te veshtire ne jeten time vdekja e shokut tim me te mire Dani Jarque. Nuk kam qene ne gjendjen me te mire psikologjike148 perfundoi ai.
Me 6 dhjetor do te percaktohen tre finalistet per cmimin fituesi i te cilit do te zgjidhet vitin e ardhshem me 10 janar.