Me Mourinhon drejt triumfit

Ish selektori i Argjentines Diego Maradona percolli seancen stervitore te Real Madridit te premten ne kompleksin Valdebebas ne dalje te kryeqytetit spanjoll dhe shfrytezoi rastin te flase per trajnerin e Los Merengues Jose Mourinho.
Mourinho dhe Maradona biseduan prane fushes per nje cerek ore pas fillimit te seances ndersa me pas ai ishte i hapur per media dhe dha parashikimin e tij se gjiganti spanjoll do te arrije sukses ne Evrope me trajnerin portugez.
147Ai do t146i sjelle Realit titullin e Liges se Kampioneve. Ju duhet t146i jepni kohe Mourinhos ne menyre qe futbollistet te kuptojne ate cfare do ai. Kjo eshte ajo qe ndodhi ne Inter dhe italianet fituan Ligen e Kampioneve pas me teper se 50 viteve pritjeje.
Nese e presin Mourinhon jam i bindur se ai do t146ia sjelle Real Madridit trofeun e Liges se Kampioneve pas nje periudhe te shkurter kohore148 tha Maradona per ueb faqen zyrtare te Real Madridit.
Mourinho fitoi titullin e tij te pare ne Evrope me Porton ne vendlindjen e tij Portugali me 2003 para se te kalonte te Chelsea ku edhe pse nuk arriti te triumfoje ne Evrope fitoi tituj te njepasnjeshem ne Premierlige te paret pas gjysme dekade per klubin londinez.
Mourinho me pas mori drejtimin e Interit dhe ne maj te ketij viti iu bashkua Ernst Happelit dhe Ottmar Hitzfeldit si trajneret e vetem qe fituan Ligen e Kampioneve me dy ekipe te ndryshme derisa Nerazzurret arriten triumf rekord te trefishte perfshire titullin ne Serie A dhe Kupen e Italise.
147Mourinho eshte mbi kritika metodat e tij jane te shkelqyeshme. Ai i lejon futbollistet te kenaqen me veten por kur duhet ta perdore grushtin e hekurt ai e ben kete dhe kur duhet t146i jep liri ekipit ne fushe ai e di si ta beje kete me mire se kushdo tjeter. Mourinho eshte ne mesin e dy-tre trajnereve me te mire ne bote148 shtoi Maradona.
Ai beson se pas ardhjes se Mourinhos ne Real gjate veres ne ekip 147eshte krijuar nje optimizem dhe ne stervitje kam pare se te gjithe duan te luajne. Kjo eshte konkurrence e shendetshme te cilen e ka krijuar Mourinho ne Real Madrid148.
Gjiganti madrilen mban rekordin me nente tituj te Evropes por i fundit erdhi tete vite me pare kur mjeshtri francez Zinedine Zidane shenoi golin e fitores kunder Bayer Leverkusenit.
Prej asaj kohe ne klub erdhen yje si David Beckham dhe Ronaldo mirepo Reali nuk arriti te triumfoje ne garen elite te klubeve evropiane e madje nuk ka kaluar asnjehere as ne gjysmefinale. Sa i perket perballjes me Barcelonen ne 145El Clasico146 me 29 nentor Maradona tha se pret nje duel te baraspeshuar.