E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blatter nen hetim shtyhet gara per kreun e FIFA-s

Gara për presidencën e FIFA-s është bërë e ashpër, ndërsa procesi i programuar për t’u mbajtur më 1 qershor në Nion të Zvicrës rrezikon të mos zhvillohet. Shkak për këtë është bërë nisja e hetimeve nga Komisioni i Etikës së qeverisë botërore të futbollit për dy kandidatët, presidentin aktual Sepp Blatter dhe rivalin e tij Mohamed Bin Hammam.

Ky i fundit u përball i pari me hetimin e FIFA-s, ku bashkë me presidentin e Konfederatës së Amerikës Jugore Jack Warner akuzohen për korrupsion. Bin Hammam e përjashtoi veten nga cdo akuzë, ndërsa nisja e hetimeve në dëm të tij u përkthye si një luftë e pisët e Blatter për të eliminuar rivalin potencial për të marrë presidencën e FIFA-s.

Por tani, është 75 vjecari zvicerian që përballet me të njëjtat akuza, ndërkohë që Komisioni i Etikës ka zyrtarizuar nisjen e hetimeve. Ky vendim shihet si një tjetër goditje e rëndë për FIFA-n, e cila është përballur me shumë skandale muajt e fundit.

Një prej tyre ishte publikimi nga mediat angleze të një video ku dy prej anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të qeverisë botërore të futbollit ishin gati të shisnin votën e tyre për dhënin e organizimit të Botërorit në këmbim të beneficave personale dhe të federative që drejtonin.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›