KQZ shqyrton te shtunen kerkesen e PD-se per rinumerim te disa kutive

Në mbledhjen e pasdites Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas hedhjes së shortit vendosi që të shqyrtojë ditën e shtunë ankimimin e Partisë Demokratike ku synohet rinumërimi i disa kutive të tjera të cilat janë shpallur gjithashtu si të pavlefshme dhe nuk janë numëruar.
Ky shqyrtim vjen pas dorëzimit në KQZ të një ankese mbrëmjen e djeshme nga përfaqësuesi ligjor i demokratëve në këtë komision, Njazi Kosovrasti.
Këtë fakt e konfirmoi me heret edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike e cila tha se, PD i qëndroi premtimit të saj se do të kërkonte rivlerësimin e votave të kontestuara pa marrë parasysh se cili do të ishte rezultati aktual për zgjedhjet në Tiranë.