Lëv, trajneri më i bukur i Euro 2008

"Ne kemi mentalitet fituesi". Trajneri i Gjermanisë, Johakim Lëv nuk e fsheh kënaqësinë e kualifikimit për në finalen e Euro 2008-s. Në Kupën e Botës 2006, Gjermania e Jurgen Klismanit, por me "mentor" Jogin, u rendit e treta. Tani në Euro 2008, në rastin më të keq do të jetë e dyta. 48-vjecari është më pranë se kurrë ëndërrës së tij. Të jetë kampion Europe si trajner, pasi si lojtar te Freiburg, Stuttgart, Eintracht Frankfurt, "Herr Lëv", nuk është se ka shkëlqyer, por në Botërorin e vitit 2006, shumë nga metodat stërvitore të aplikuara nga Klinsmani, i përkisnin ideve të Lëvit. E vërteta është se "Jogi" nuk është dhe aq i dashur sa Klinsani, por më i pëlqyer se Rudi Fëleri. Për ta bërë sa më bindëse këtë përcaktim për seriozin Lëv, ai ka fituar edhe një cmim si "trajneri më i bukur i Europianit".
Trajneret dhe mosha e tyre
69 vjec Luis Aragones (Spanjë)
69 vjec Oto Rehagel (Gjemani)
68 vjec Karel Brukner (Ceki)
64 vjec Jakob Kuhn (Zvicër)
61 vjec Gus Hidink (Rusi)
60 vjec Jozef Hikersbeger (Austri)
59 vjec Lars Lagerbak (Suedi)
59 vjec Luis Felipe Skolari (Portugali)
56 vjec Rajmond Domenek (Francë)
54 vjec Fatih Terim (Turqi)
52 vjec Viktor Picurka (Rumani)
48 vjec Johakim Lëv (Gjermani)
44 vjec Roberto Donadoni (Itali)
43 vjec Marko van Basten (Holandë)
39 vjec Slavko Bilic (Kroaci)
Mosha mesatare: 57, 52 vjec