Premiorekord për Balak e Co. : 250 mije euro

Premio rekord kanë mbushur xhepat e Mikael Balak e Co. për arritjen në finale të Gjermanisë në Euro 2008. Për cdo lojtar Federata Gjermane e Futbollit pas fitores kundër Turqisë në gjysmëfinale do të japë 150 mijë euro, shuma më e madhe e dhënë ndonjëherë. Nëse skuadra e Johakim Lëvit do të fitojë Kampionatin Europian, shumës së parë do t'i shtohen edhe nga 100 mijë euro, që në total për cdo lojtar do të shkojë 250 mijë euro. Sa për të kujtuar: për arritjen në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror 2006, secili lojtar gjerman u shpërblye me 100 mijë euro. Federata Gjermane mund të përfitojë në total një shumë prej 19 milionë euro, duke filluar nga pjesëmarrja e deri te finalja (edhe nëse e humbet atë, pasi përfiton 4.5 milion euro) apo 22 milionë euro nëse fiton 7.5 milion euro.
250 mijë euro për lojtar për të fituar titullin e katërt Europian pas atyre në vitet 1972, 1980 dhe 1996 është një shumë e mirë për të motivuar në kulm Shvajnin e Poldin. "Futbolli cilësor arrin gjithmonë dimensione të reja. Është thuajse normale që ne të paguajmë premio të tilla", - tha presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Teo Zvanxiger. "80 milionë gjermanë mezi presin që Gjermania të fitojë Europianin".
"Kur unë shikoj se Kroacia ishte e gatshme të paguante 300 mijë euro për kokë për të kaluar cerekfinalen, atëherë 250 mijë për të fituar titullin nuk është edhe ndonjë shumë e madhe", - theskoi Zvanxiger.
Premiot si ato që do të marrin profesionistë si Balaku me shokë, as që nuk mund t'i mendonte kurrë Fric Valter me "kameradët" (shokët) e tij në fitimin e Kampionatit Botëror në vitin 1954, në kohën e televizionit bardh e zi: shpërblimi për titullin ishte vetëm 2500 marka (reth 1250 euro), plus një motori për ta cuar në shtëpi. Në vitin 1974, Franc Bekenbauer me shokë fituan vetëm nga 70 mijë marka (ose rreth 35 mijë euro).
22 lojtarët kampionë të Gjermanisë në vitin 1990 përfituan secili nga 125 mijë marka (62.500 euro). Në Kampionatin Europian të vitit 1996 Federata Gjermane dha nga 100 mijë marka për kokë (50 mijë euro). Rekordi i premiove në Gjermani ishte ai Kampionatit Botëror 2006, me 300 mijë të tilla, nëse Gjermania do të kalonte në gjysmëfinale Italinë , kjo e fundit fitoi edhe Botërorin