Barcelona, 15 milionë euro për Arshavin

Barcelona bëri një ofertë për të nënshkruar me fantazistin rus Andrei Arshavin, i cili luan për fituesen e Kupës UEFA, Zenit St. Petërsburg. "Ne morrem një ofertë zyrtare nga Brarcelona për të blerë Andrein, por ne do ta diskutojmë atë kur ai të kthehet nga Euro 2008", - tha Kostantin Sarsania, një këshilltar i presidentit të Zenitit. Oferta e bërë nga presidenti i Barceloëns, Johan Laporta është 15 milionë euro. 27-vjecari Arshavin, zbulimi më i madh i Euro 2008-s, e ka deklaruar veten si një tifoz i madh i klubit spanjoll.