E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bledi dhe Kika flasin për Valonin

05/03/10 12:06

Bledi dhe Hakiu janë ngritur nga gjumi e duke përgatitur kafen, bisedojnë. Bledi i thotë Hakiut se ka menduar që të mblidhen njëherë të gjithë e të diskutojnë mbi cështjen e zënkës së tij me Valonin sepse sërish ka disa paqartësi. Ai tregon se foli një natë më parë me Valonin dhe Mirin dhe se Valoni e kishte ndërruar sërish versionin e bisedës dhe kishte thënë se nuk e kishte fryrë Miri, ndryshe nga sa kishte thënë më parë. Dua të di kush e ka fryrë para zënkës Valonin- shprehet ai duke thënë edhe se do që ta nxjerrë fajtorin e situatës. Hakiu tregon se të nesërmen e ngjarjes ai i sqaroi këto biseda me Jetmirin, por Bledi mendon se duhet të mblidhen të gjithë e ta diskutojnë. Secili ka mënyrën e vetë- shprehet Hakiu. Bledi thotë se i duket sikur intrigantët po fitojnë e ai do që të dalin ata që janë të sinqertë, ndaj mendon që të mblidhen e Valoni të tregojë para të gjithëve versionin e tij. Ai shton se po mendon sikur Valoni e ndryshoi versionin më pas, i influencuar nga dikush. Bledi tregon se gjatë gjithë javës ai kishte debate me valonin dhe atë natë u përmblodh e gjitha. Kika mendon se Bledi ka bërë një gabim me Valonin sepse në vend që të qetësonte situatën, ai e coi më tej. Valoni është më i ri se ti- i thotë Hakiu dhe shton se ajo situatë u acarua kot sepse nuk filloi fare ndërmjet tij dhe Valonit, por midis Valonit dhe Klodit. Bledi thotë se reagoi menjëherë sepse ishte Valoni që u foli në numrin shumës duke i prekur të gjithë. Ai thotë se nuk e kupton Valonin se si i mendon gjërat, por është i bindur se ka qënë i ndikuar nga Miri. Hakiu tregon se Valoni ishte keqkuptuar dhe fjalën fryrje e kishte kuptuar për kurajo. Ai thotë se edhe vetë kishte një mosmarrëveshje me Mirin. Bledi ndërhyn dhe e pyet se përse nuk u sqarua në sy të të tjerëve, por Hakiu ia kthen se problemet që ka ai me Mirin, i zgjidh vetë me të. Bledi i thotë që aty po fiton intriga dhe jo hipokrizia. Bledi shprehet këtu është bërë hidh gurin, e fshih dorën, dhe kjo nuk është e ndershme. Kika përgjigjet që e rëndësishme është të gjehet një rrugë komunikimi për ti sqaruar keqkuptimet dhe tregon se me Mirin nuk i ka sqaruar të gjitha gjërat por ai nuk e ka në karakter që të grindet para të gjithëve. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›