E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blej Shqip, me strategji

Prezantimi

U prezantua dje në Tiranë projekti “Blej Shqip”, i iniciuar nga një rrjet organizatash shqiptare. Përpara një audience të gjërë, me pjesëmarrjen e kompanive të njohura 100 për qind shqiptare të fushave të ndryshme, drejtuesit e projektit prezantuan strategjinë për vitin 2010, si dhe donatorët e lëvizjes. Projekti ‘Blej Shqip’ synon të nxisë konsumatorët shqiptarë të blejnë produkte dhe shërbime shqiptare. Ai gjithashtu ka karaktere promovues për produktet shqiptare dhe kërkon të shërbejë si një urë lidhëse midis sipërmarrjeve shqiptare dhe konsumatorëve, për përfitimin e mbarë shoqërisë shqiptare. “Ne besojmë se sipërmarrjet shqiptare kanë nevojë për konsumatorë besnikë dhe ata mund t’i sigurojnë me anë të produkteve dhe shërbimeve cilësore. Fushata promovuese ‘Blej Shqip’, duke respektuar të drejtat do të përfshijë vetëm sipërmarrje dhe marka shqiptare që i plotësojnë kriteret e duhura”, tha koordinatori i projektit, Gentian Sala. Projekti ka hyrë në muajin e pestë dhe gjatë këtij viti parashikon të zhvillojë një sërë aktivitetesh, kryesisht panaire.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›