Blelsa: Kili gati për t'u përballur me Zvicrën
"Kili është gati për t'u përballur me Zvicrën" ka bërë të ditur trajneri Argjentinas i Kilit Marcelo Blelsa. Për Blelsan edhe pse skuadra e tij është nën presion në këtë ndeshje pasi do të përballet me një skusdër që ka mposhtur Spanjën në ndeshjen e parë Amerikano Jugorët janë përgatitur mirë. Për trajnerin Blelsa skuadra është gati edhe pse do të luajë kundër një skuadre që mbrohet mirë dhe nuk të lë shumë hapësira në prapavijë. Spanja ka pasur zotërimin më të madh të topit, por kanë pasur probleme në sulm pasi nuk çanin dot në mbrojtjen e ngjeshur të helveteve. Një skuadër si Zvicra që mbron mirë mund të të krijojë problem edhe kur del në kundërsulm.Për trajnerin Argjentinas Marselo Blelsa jo vetëm kjo ndeshje, por edhe ky Botëror nuk ka favoritë. "Besoj se në këtë Kupë bote nuk e dimë se kush do të fitojë pasi skuadrat nuk kanë ndonjë ndryshim të madh", është shprehur ai.
Kili dhe Zvicra i kanë fituar ndeshjet e tyre të para me të njëjtin rezultat një me zero dhe kush skuadër fiton sot do të jetë thuajse në fazën e një të tetave.
Kili dhe Zvicra i kanë fituar ndeshjet e tyre të para me të njëjtin rezultat një me zero dhe kush skuadër fiton sot do të jetë thuajse në fazën e një të tetave.