Brazili bën diferencën, shkëlqen kundër Bregut F.
Kualitetet e përfaqësues “Selecao” shkëlqyen këtë mbrëmje, duke dhuruar spektakël dhe emocione. Luis Fabiono zhbllokon rezultatin në minutën e 25-të pas një kombinimi perfekt me Kakanë. Në minutën e 50-është sërish Luis Fabiano që shënon për latinët një gol spektakolar, por këtë herë me ndihmën e duarve, që cuditërisht nuk vërehen nga gjyqtari i takimit.
Vetëm 10 minuta më vonë i vjen radha Elanos, i cili dërgon lehtësisht në rrjetë një asist të Rikardo Kakasë. Pas rezultatit 3-0, futbollistët afrikanë bëhen më agresivë, duke acaruar gjakrat me disa ndërhyrje brutale në dëm të brazilianëve. Fillimisht nxirret nga fusha me barrela Elano Blumer, pas ndërhyrjes brutale të një mbrotësi kundershtar. Pas disa minutash i vjen radha futbollistit Bastos, i cili duhet të shtrëngojë dhëmbët nga dhimbja e shkaktuar nga një tjetër ndërhyrje e rëndë.
Lojatri më i mirë i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, në minutën e 79-të gjendet i zbuluar në zonë, duke e dërguar me kokë topin në portën e mbrojtur nga Hulio Sezar. Në minutat e mbetura loja bëhet akoma më agresive, ku "viktimë" mbetet Rikardo Kaka. Ish-Topi i Artë për herë të parë në karrierën e tij del nga fusha pas dy kartonash të verdhë, të dy për nervozizëm.
Megjithatë, në minutat e mbetura pesë herë kampionët e Botës mbrohen mjaft mirë, duke arritur fitoren e dytë në këtë kompeticion. Në ndeshjen e fundit Brazili do të përballet me Portugalinë, kundërshtarin kryesor të grupit G.
Ndërkohë, Bregu i Fildishtë mbetet në kuotën e një pike, falë barazimit të arritur në ndeshjen e parë kundër Portugalisë. Në ndeshjen e fundit afrikanët do të përballën me aziatikët e Koresë së Veriut.
Brazil - Bregu i Fildishte 3-1
Brazili (4-2-3-1): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Juan, Bastos; Gilberto Silva, Felipe Melo; Elano (21' pII Dani Alves), Kakà, Robinho; Luis Fabiano.
Trajner: Dunga
Bregu i Fildishte (4-3-2-1): Barry; Demel, Touré, Zokora, Tené; Eboué (27' st Romaric), Yaya Tourè, Tioté; Dindane (9' pII Gervinho), Kalou (23' pII Keita); Drogba.
Trajner: Eriksson.
Shenues: 24' Luis Fabiano (B); 50' Luis Fabiano (B); 61' st Elano (B); 79' st Drogba (BF)
Gjyqtar: Lannoy (Francia)
Gjyqtar: Tiené (BF), Keita (BF), Tioté (BF)
Te kuq: 88' Kakà (2 te verdhe)