Berisha Zgjedhjet e 8 majit teresisht transparente
Kryeministri Sali Berisha i cileson zgjedhjet e 8 majit si teresisht transparente dhe se cdo vote e lire u numerua. Nje qendrim te tille kreu i mazhorances e mbajti gjate takimit qe pati dje me kryetarin e Partise Demokratike Shqiptare te Maqedonise PDSH Menduh Thaci. Zyra e shtypit e Kryeministrit ben te ditur se duke u ndalur ne zgjedhjet vendore te 8 majit ne Shqiperi Kryeministri Berisha tha se ky ishte nje proces teresisht transparent bazuar mbi parimin themelor se vota e lire e cdo qytetari duhet numeruar parim qe u konfirmua edhe nga vendimet e gjykates te cilat kane pasuruar thellesisht doktrinen juridike shqiptare edhe me gjetjet e konsoliduara ne praktiken e pasur gjyqesore te gjykatave te SHBA-se ne kete fushe. Perpjekjet e shumta per bllokimin dhe zvarritjen e procesit kishin per qellim qe te mohohej vullneti i shprehur qarte i 762 qytetareve te Tiranes cka eshte e papranueshme per nje sistem demokratik ne themel te te cilit qendrojne zgjedhjet e lira te ndershme e demokratike - u shpreh Kryeministri Berisha. Nga ana e tij zoti Thaci e uroi Kryeministrin Berisha per permbylljen me sukses te procesit zgjedhor te zgjedhjeve vendore te 8 maji si dhe per fitoren ne Tirane. Me tej zoti Thaci e falenderoi Kryeministrin edhe per kontributin e rendesishem ne sherbim te ceshtjes kombetare qe Shqiperia dhe qeveria shqiptare kane luajtur dhe vijojne te deshmojne ne te gjitha zhvillimet si ne Maqedoni ashtu edhe ne rajon. Ne takim u ripohua se integrimi euroatlantik eshte dhe mbetet ideal kombetar dhe interesi me i mire i jetes dhe te ardhmes se shqiptareve kudo ku ata jetojne qe percakton nje detyrim madhor per te cilin duhet te punojne me vendosmeri te gjitha forcat politike shqiptare.