Pranga 3 punonjësve të postës, vidhnin pensionet e të vdekurve

Finalizimi i këtij operacioni u bë i mundur pas një pune 2 mujore për verifikimin e informacioneve të marra në rrugë operative dhe këqyrjen e sekuestrimin e një numri të konsiderueshëm dokumentesh zyrtare të cilat shërbenin për shpërndarjen e pensioneve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Në pranga ra Yllka Gjondeda, 55-vjeç, banuese në Vlorë duke qenë punonjëse e zyrës postare (karteliste) “Vlora 1”, dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të nënshkrimeve të 375 pensionistëve në listëpagesat e pensioneve dhe dublikimit të tyre, gjatë periudhës Maj – Shtator 2011 ka përfituar shumën prej 7 milion lekë (të reja), çka ka rezultuar nga dokumentacioni i sekuestruar në zyrat e Postës Shqiptare.
Gjithashtu, u arrestua Bernard Axhiaj, 24-vjeç, banues në fshatin Sevaster të Rrethit Vlorë, e cili duke qenë punonjës (arkëtar) në Zyrën Postare të Komunës Sevaster, nga muaji Shkurt 2010, deri ne muajin Tetor 2011 nëpërmjet falsifikimit të nënshkrimit ka tërhequr nga Dega e Financës së Postës Shqiptare në emër të shtetases R. K., shumën prej 164.030 lekë(të reja), ndërkohë që kjo shtetase rezulton e vdekur në datë 20.11.2010.
Policia arrestoi edhe shtetasin Osmen Sulaj, 42-vjeç, banues në fshatin Lubonjë, i cili duke qenë punonjës i Zyrës Postare në Komunën Vllahinë të Rrethit Vlorë. Ai ka përvetësuar shumën prej 72.000 lekë (të reja) në emër të shtetasit I. B., (pensionet e paaftësisë dhe kujdestarisë për dy fëmijët e tij të sëmur) për muajt Prill dhe Maj 2011, duke falsifikuar firmën e shtetasit I. B., në borderotë e shpërndarjes së pensioneve.
Ndalimi i këtyre shtetasve është kryer pasi dyshohej se nëpërmjet shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme shumat e sipërpërmendura. Materialet procedurale i kanë kaluar për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën “ dhe “Falsifikimi i dokumenteve“. /Start/
2011-12-01 09:37