E Diel, 1 Nëntor 2026

Blendi Klosi - “Ju japim besën se do qëndrojmë deri në fund”



Deputeti Blendi Klosi, njëkohësisht sekretar organizativ në PS, i cili ka thyer çdo kërkesë dhe urdhër të mjekëve për të dalë nga greva e urisë, për shkak të komplikacioneve që ka me shëndetin, i kërkoi dje protestuesve mbështetje për kauzën e tyre. Klosi garantoi se ata do të qëndrojnë deri në fund të vendosur për plotësimin e qëllimit për të cilin kanë hyrë. Ai falenderoi protestuesit për mbështetjen e përditshme që japin dhe theksoi se është i vendosur për të çuar deri në fund grevën. "Në ditën evropiane, ne ju japim besën se do qëndrojmë në grevë dhe ju na jepni besën se do na mbështesni në kauzën tonë për transparencë". Mjekët kanë këshilluar Klosin të ndërpresë grevën, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore të tij, pasi ai vuan nga diabeti. Klosi është shprehur se mbështetja e njerëzve, sidomos gjatë mitingjeve të protestës pasdite, i rrit atyre moralin dhe i bën më të fortë, duke harruar nevojën për ushqim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›