E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha fajëson sërish opozitën: Prej saj nuk morëm statusin

Share

Kryeministri Berisha ka fajësuar sërish opozitën si fajtore për dështimin e Shqipërisë në marrjen e statusit kandidat për në BE.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar më të rinjtë e PD-së në Durrës, Berisha ka thënë se Shqipëria nuk e mori statusin, për shkak se opozita nuk votoi ligjet me 3/5-at.

Procesi i integrimit paraqitet imediat për Shqipërinë dhe ka një bllokim të pamohueshëm. Opozita po bllokon ligjet me 3/5-at e votave, ndërsa vendi ka nevojë për reformat. Por unë s’pranoj cënimin e parimeve kushtetuese, tha Berisha.

Por, komisioneri Stefan Fyle, ndryshe nga Berisha, tha se Shqipëria nuk plotësoi asnjë prej 12 rekomandimeve.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se po përgatitet për zgjedhjet e 2013-s, ndërsa pohoi se i shkaktoi PS-së një humbje katastrofike më 8 maj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›