E Diel, 1 Nëntor 2026

Blendi nuk harrohet nga “Arpagjik’t”

Djaloshi që humbi jetën tragjikisht duke rënë nga kati i katërt nga një ndërtesë në Prishtinë, prizrenasi Blend Thaçi, përkujtohet nga mijëra tifozë “Arpagjik’t” të qytetit të tij të lindjes.

Para ndeshjes basketbollistike Bashkimi – Peja, të enjtën mbrëma, të gjithë janë ngritur në këmbë, përfshirë dhe lojtarët dhe kanë mbajtur një minut heshtje për tifozin e tyre.

“Arpagjik’t” kanë zbuluar fotografinë dhe pankartën me mbishkrimin “Love & Peace”, shprehjen që e ka dashur shumë Blendi.

Indeksonline mëson se Blendi ka qenë tifoz i flaktë i “Bashkimit” të cilin e ka mbështetur edhe me kreacionet e tij artistike. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›