Krichbaum: Serbia duhet t’i zgjidhë problemet me Kosovën

Kryetari i Këshillit të parlamentit gjerman për çështje të Bashkimit Evropian, Gunther Krichbaum thotë se Serbia duhet t’i zgjidhë problemet me Kosovën.
Një delegacion i politikanëve gjermanë, ka vizituar këto ditë Beogradin. Krichbaum për Novosti ka thënë se dialogu Prishtinë-Beograd është dashur të thellohet, por se në fund gjithçka që pritet është rezultati.
“BE-ja theksoi se marrëdhëniet bilaterale mes Serbisë dhe Kosovës duhet të përfundojnë para hyrjes në BE. Bashkimi Evropian nuk mundet të tolerojë një Qipro të re”, ka thënë ai./Indeksonline/