E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mobilizohen “Rojet e urës” në veri

“Rojet e urës”, janë mobiliazuar në veri të vendit. Ata shprehen se këtë po e bëjnë për shka të pranisë së njësisë special të Policisë së Kosovës, ROSU.

“Ditëve të fundit është vërejtur lëvizje intensive e njësitit special ROSU, gjë që i ka brengosur qytetarët”, ka thënë kryetari ilegal i Leposaviqit, Dragisha Vasiq, i cili është edhe komandant i shtabit të krizës atje.

Ai ka përshkruar edhe detaje se si sipas tij, e ka vërjetur praninë e pjesëtarëve të ROSU-së.

“Ata me automjete patrullojnë përgjatë rrugëve magjistrale, gjë që serbët e shohin si provokim dhe si mundësi që sërish të ketë ndërhyrje i kësaj njësie intervenuese e cila me dhunë në korrik të vitit 2011 tentoi ta merr veriun”, ka thënë Vasiq për agjencinë Beta./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›