E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bleona: Krenare me veten

Këngëtarja Bleona Qereti para pak kohësh ka lajmëruar fansat e saj se ka filluar angazhimin në kinematografi. Ajo ishte shprehur shumë e lumtur për xhirimet e një seriali televiziv përkrah Steven Seagal në “True Justice”.

Bleona shfaqet në rolin e Lunës, në sezonin e dytë të serialit  i cili ka filluar transmetimet në muajin nëntor në kanalin me pagesë Reelz. Episodet e këtij seriali gjithashtu po publikohen në DVD si filma të veçantë

Tani Bleona ndihet ''krenare me veten'', pasi edhe zyrtarisht është paraqitur si aktore në faqen e njohur IMDb.

IMDb është shkurtesë për Internet Movie Database, që është një bazë e të dhënave në internet, e cila ofron informata mbi aktorë, filma, emisione televizive, yje televizive, video lojëra si dhe personel produksioni. /R.K./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›