E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flori i del në krah Argjentinës

Rita Ora ishte kryefjala e koncertit festiv të mbajtur mbrëmë në Tiranë, për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Ajo u ftua në skenë në çastet kur Argjentina Ramosaj ishte duke performuar hitin e saj, "Si shiu".Asaj iu ndal performanca në gjysmë për shkak që me të arrirë Rita, regjia i ndërpreu këngën.

Kjo gjë e ka hidhëruar Flori Mumajesin, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka sharë organizatorët e koncertit për ndërprerjen e këngës së Argjentina Ramosaj, në momentin kur erdhi Rita. Këtë ngjarje ai e ka cilësuar si "turp".  /Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›