E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duel mes të dashurish?

Pas 4 vjetësh lidhjeje bashkë, Halle Berry dhe modeli franko-kanadez, Gabriel Aubry ndahen në vitin 2010-të. Cifti përkundrazi ndarjes, vendos ti perkushtohet fëmijës së tyre 2-vjeçares Nahla. Aubry thotë se "lumturia dhe mirëqenia e saj, janë gjërat më të rëndësishme për të."

Disa muaj pas ndarjes, ata dukeshin shumë miqësorë. Mirëpo në Gusht të 2010-ës, Berry bënë një hap përpara me jetën e saj dhe lidhet me aktorin Olivier Martinez në filmin e përbashkët Dark Tide, kurse Aubry, u lidh për ca javë me Kim Kardashian.

Ndërsa marrëdhëniet keqësoheshin, Aubrey kërkoi që Nahla të lihej në kujdestarin e të dyve.

Mirëpo marrëdhenia mes Halle-t dhe ish-it nisi të përkeqësohej, kur aktorja deklaroi se do të zhvendosej me të fejuarin Martinez në Francë dhe do ta merrte Nahla-n me vete, të jetonte larg paparacëve.

Përveç të tjerash, nisi një sherr fjalësh mes partnerëve të saj, ku si pasojë ish-i dashuri i Halle Berry-t ,babai i vajzës së tyre, është goditur në fytyrë me grushta, nga i dashuri aktual i aktorës, Olivier Martinez.
Sipas policisë, ishte Aubry ai që provokoi sherrin, kur shkoi të dorëzonte vajzën, në shtëpinë e tyre për ditën e Falenderimeve. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›