E Diel, 1 Nëntor 2026

Bleona Qereti mohon martesën për mediat amerikane

“Superylli shqiptar Bleona Qereti sjell seksualitetin e saj për t’u bërë pjesë e industrisë muzikore Amerikane”, kështu komentohet nga siti Global Grind në Amerikë, këngëtarja shqiptare. Më poshtë po ju sjellim intervistën e dhënë për këtë sit, ku ajo flet për rrugën e saj muzikore, takimin me producentin e njohur Timbaland dhe për veten e saj, ku çuditërisht nuk tregon se është e martuar…

Keni qenë më parë në SHBA?

Jo, kjo është hera ime e parë dhe kuptova që në këtë botë unë nuk mund të bëj asnjë gjë tjetër, nëse nuk vazhdoj muzikën.

Kur mbërritët në New York, shkuat në “Times Square”?

Po, bëra pak turizëm dhe thashë “unë dua që një ditë fotoja ime të jetë aty”!

Çfarë instrumentash i bie përveç violinës?

Vetëm violinën. Jeta ime ka qenë vetëm në studio. Unë zgjohem, takoj trajnerin tim, bëj yoga dhe pastaj shkoj në studio. Kjo është dita ime..

Si është procesi i të bërit një superstar në Shqipëri, ndryshe nga Amerika?

Shqipëria është një vend i vogël krahasuar me Amerikën, dhe edhe atje është konkurs, si kudo. E rëndësishme është që njerëzit të të duan ty dhe unë kam qenë me fat sepse më kanë dashur pa kushte. Sa herë që jam në skenë, njerëzit presin dhe thonë “çfarë do bëj tani”, “ku do shkojë?” Kam vënë re në Amerikë se njerëzit janë njerëz dhe nuk ka rëndësi se çfarë gjuhe flet, nëse ti ndihesh mirë me ta, nëse ti ke energji të mira dhe ata pëlqejnë muzikën tënde, atëherë ia ke dalë. Mua mu desh pak kohë sigurisht, të vija këtu të njihja situatën dhe të kuptoja se çfarë është ky vend. Ende s

Si nise të punoje me Timbaland?

Kam qenë në një tur tre vjet më parë në Gjermani dhe dëgjova këngën “The Way I Are”, të Timbaland dhe Keri Hilson, dhe thashë “ky duhet të jetë producenti im, do të shkoj në Amerikë dhe do ta gjej këtë djalë”. Dhe kjo ndodhi, unë shkova në ndarjen e çmimeve Grammy, shkova drejt Tim dhe i thashë “ju duhet të më jepni një shans edhe mua, kam nevojë që ti të punosh me mua”. Ai më tha: “më fal, cili është emri juaj”? -Unë i thashë: “emri im është Bleona, kam realizuar 8 albume në Shqipëri. vetëm më jep një shans”. Ai tha “nuk bëhet fjalë për album, së pari është koha për një këngë. Nëse unë bëj një album për ndonjë, emri do të jetë Justin Timberlake, jo ti”. Pas kësaj u mërzita shumë. Kini parasysh unë kam lidnur dhe jetuar në një vend ku të gjithë më thoshin sa special je, sa e zonja, dhe njerëzit më donin. Dhe kështu mbërrita këtu dhe këtij djali që më tha mua jo, (që për botën time nuk ekziston përgjigja jo), thashë, nuk do ta kërkojë më kurrë.

Pra, Timbaland nuk donte në fillim t’u jepte një shank?

Po, dhe kështu unë u ktheva për një koncert në Milano. Nuk e harroj kurrë, ishte ora 9 e mëngjesit në Europe, dhe 12 në Los Angelos dhe shoh fytyrën e Timbaland në ekranin e telefonit tim. Dhe thashë “uh, tungjatjeta”, dhe i tregova që jam në Milano për koncert. Kështu që, mbarova koncertin dhe shkova tek studioja e tij dhe në vend të një këngeje që më kërkoi, i thashë dua 8 këngë, sepse kur unë jap, jap me shumicë. Sigurisht që unë ndejta gjashtë muaj në pritje para studios së tij. Ai më priti dhe më tha “ti e di që ky nuk është stacioni yt”. E di i thashë, unë dua muzikën amerikane ndaj po qëndroj këtu. Pas gjashtë muajsh ai tha “nuk e di pse je këtu dhe cila është historia jote, por do të bëj dicçka për ty, pasi ti nuk ke ndër mend të largohesh nga studioja ime”. “Po i thashë, sigurisht që nuk iki”. Dhe më tej më premtoi se “do të ndihmoj, por veç duhet të presësh pak”. Kaluan dhe gjashtë muaj të tjerë dhe pas kësaj, më në fund, në dhjetorin e kaluar ne bëmë një marrëveshje për 3 këngë nga ai, dhe gjatë kësaj kohe unë nisa të punoja edhe me producentë të tjerë.

Me kë tjetër keni punuar?

Pas Timb-it, kam bërë 3 këngë me Rodney Jerkins, Makeba dhe Alex Cantrell, i cili ka bërë edhe gjashtë këngë të tjera për mua. Kështu, unë po bëj këngë që pastaj, dikush ta dëgjoj muzikën time. E di që nuk është e lehtë, por as e pamundur.

Historia juaj është pak e veçantë, pasi ju keni qenë superstar përpara se të vinit në Amerikë.

Po, e di që është shumë e vështirë. Dhe unë prita kaq shumë që vetëm të më shihnin me sy, të kuptonin që unë isha aty.

Kush kanë qenë idhujt tuaj në muzikë?

I dua të gjithë. Dua Michael Jackson. Michael Jackson ka qenë nga ata artistë që më merrte frymën dhe këtë e ndejva që kur e pashë për herë të parë. Sot më pëlqejnë Beyonce, Rihanna, J. Lo, Ne-Yo dhe Enrique Iglesias. Të gjithë ata kanë këngë të mira, dhe unë kam nevojë për të pasur një këngë si ata.

Shumë njerëz do të vdisnin për të qenë në vendin tuaj?

Besomëni, unë vdiqa dhe u ktheva nga vdekja. Nuk ka qenë aspak e lehtë për mua. Ka shumë njerëz që thonë se është e lehtë, je e bukur ti, vetëm shko në studio dhe ata do të të pranojnë. Por nuk është kështu. Njëherë takova ‘will.i.am’ dhe i kërkova të më jepte një shans. Ai më tha OK, por tani jam i zënë. Mu desh një vit e gjysmë të jetoja në L.A. dhe mora vëmendjen e shumë njerëzve se çfarë do të bëja. Kështu që unë duhet t’ju jepja një këngë të mirë këtyre njerëzve. Dhe ja ku jemi këtu, e jam shumë e bekuar tashmë që ndodhem në këtë pozicion.

Me kë artist tjetër të muzikës pop do të donit të bashkëpunonit në Amerikë?

Është pyetje e vështirë. Por do të doja pse jo një duet me Enrique Iglesias, Ne-Yo, Pitbull ose FloRida.

Prindërit tuaj janë ende në Shqipëri?

Po, mami dhe babi im janë atje. Kam një familje të mrekullueshëm dhe jemi shumë të lidhur. Më mungojnë shumë. Nuk është lehtë. Ata janë të shqetësuar për mua. Dhe me të drejtë, atje isha një princeshë dhe këtu, mu desh ta nisja nga zero. Por kjo ishte zgjedhja ime dhe unë e dua. Megjithë vështirësitë që kam kaluar, nuk dua tia di. Unë jam këtu tani.

Veshjet tuaja janë shumë të mira.

Unë jam e gjithë për këtë. Disenjatorët më të mirë në botë janë të gjithë miqtë e mi. Roberta Cavalli është mikja ime më e mirë. Gjithë këtë e kam falë Belmont. Pasi unë bëra këngën e parë që u transmetua në radio, ata donin të bënin të gjitha rrobat e mia. Gjithashtu më pëlqejnë shumë edhe bizhutë.

Si është media në Shqipëri?

Ata janë të gjithë miqtë e mi. Sigurisht, nëse ata duan të shesin gazetën, unë u jap një intervistë dhe u bë.

Si është dinamika atje, mes yjeve të tjerë?

Jemi miq të mirë. Sigurisht kjo është dramë, është e njëjta gjë si këtu. Por është një konkurencë e mirë. Kam mësuar të respektoj kolegët e mi, pasi edhe ata kanë punuar shumë gjithashtu.

Cila është çmenduria më e madhe që ke bërë me flokët në skenë?

Kam pasur një album katër vjet më parë, albumi im i tetë në fakt, që quhej Mandarin. Kështu i bëra flokët e kuq dhe në tre video kam qenë flokë kuqe, në vitet 2006 dhe 2007.

Keni të dashur?

Po bën shaka me mua? Jam pak e vështirë kur vjen puna në këtë pikë. Dua të them, se kush do të merret me një divë? Në të vërtetë kam nevojë të eci pak ngadalë në veprimet e mia. Jam duke ndjekur një teori të diamantit. Gjenden shumë diamande në këtë botë, ata nuk janë të shtrenjtë, por ata kanë këtë marketing të mrekullueshëm që bëjnë, ata të mos jenë për të gjithë dhe kështu që, njerëzit duhet të punojnë shumë për të pasur një diamant.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›