Genta Popa hiqet nga Pasdite në “Top Channel”, Krasta tek “Peter Pan”, Shtino në TVSH
Ky sezon i ri televiziv ka qenë më i zhurmshmi se kurrë më parë. Personazhe që zhvendosen nga një ekran në tjetrin, ikona që largohen nga programet e tyre, të tjerë që u hiqet fare emisioni, e më tej thashetheme pafund… Prej më se një muaji kjo ka qenë edhe tematika e komenteve në botën e medias e jo vetëm. Por cilat janë të rejat që ju sjellim sot në faqet “VIP”, të gazetës MAPO?
Genta Popa skualifikohet
Edhe pse prej dy vjetësh ajo kishte krijuar profilin e saj në emisionin e përditshëm “Pasdite në Top Channel”, prezantuesja Genta Popa nuk do të jetë më drejtuese e këtij programi. Në fakt vetë emisioni do të vij i riformatuar, gjë që nuk ka të bëjë vetëm me studion, por edhe me përmbajtjen. Ai do të jetë më i lehtë në tematikë, i fokusuar më shumë tek lajmet rozë dhe gjërat e thejshta. Kështu e ka konceptuar kryeredaktorja e re e këtij programi, Dalina Buzi. Po pyetja është se cila do të jetë prezantuesja e re? Për këtë është bërë një audicion dhe është menduar të jetë një imazh i ri, një vajzë që nuk e kemi parë më parë në ekran. Tashmë drejtuesit e kanë zgjedhur se kush do të jetë por, për publikun e gjerë ajo do të zbulohet në 12 Shtator, ditë edhe kur nis sezoni i ri i këtij programi! Përsa i përket Gentës, nuk dimë nëse ajo do t’u rikthehet lajmeve, apo kanë menduar për ta pozicionuar diku tjetër…
Adi Krasta pozicionohet
Largimi i prezantuesit të mirënjohur Adi Krasta nga programi “E diell” ka qenë ndoshta më i përfoluri në median shqiptare. Pas lajmeve që u kemi servirur shpesh herë në lidhje me lëvizjet e tij, kemi mësuar sepse, përveç emisionit “100 Milionë” që nuk do të ketë asnjë ndryshim në prezantim, Adi do të marrë edhe një iniciativë të re. Kështu, program i njohur i “Endemol”, “Chi ha incastrato Peter Pan”, që në Itali prezantohet nga i madhi, Paolo Bonolis, do të vijë në Shqipëri në ekranin e Top Channel, nën drejtimin e Krastës. Tashmë, gjithçka është konfirmuar dhe stafi ka filluar punën me çeljen e audicionit. Kështu, Adi Krasta do të jetë edhe këtë sezon me dy programe televizivë.