E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamdi Salihi: Pësuam gola elementarë

Në pjesën e parë ka pasur në këmbët e tij dy raste të mira për shënim, por një herë portieri Loris dhe më pas traversa, nuk e lejuan Hamdi Salihin që të shijonte një tjetër gol pas atij kundër Malit të Zi, por një gol që do të kishte një peshë shumë herë më të madhe. “Më vjen keq për këtë humbje duke iu referuar mënyrës sesi u zhvillua loha. Pësuam dy gola shumë të thjeshtë. Ishim përgatitur që ta ndalnim Francën në të gjitha mënyrat e vështira, por harruam ato të lehtat. Duhej të kishim marrë të paktën një pikë pas golit Bogdanit patëm shumë mundësi për të shënuar, por nuk ia dolëm dot. Duhej të kishim marrë një barazim për këtë tifozëri të mrekullueshme, pasi ne kishim thuajse gjithçka mirë në këtë mbrëmje, por nuk patëm atë që kishin francezët,” përfundoi deklaratën e tij bomberi shkodran i Rapidit të Vjenës, Hamdi Salihi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›