E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rike, këshilla dashurie nga i ati

Rikja ka folur për të dashurin e saj, duke perseritur se e do shumë dhe se është shumë xheloze për të.
Ajo ka theksuar se një ndër arsyet e pjesëmarrjes në “Big Brother” është që të kuptonte nëse e donte vërtet aq shumë apo jo dhe se largësia mund ta bënte të reflektonte. 

Ajo thotë se qëndrimi në “Big Brother” e ka bindur edhe më shumë dhe e ka bërë të kuptojë se e do me të vërtetë. Rikja tregon se nuk është ndarë shumë mirë nga i dashuri, pasi i ka treguar se do të shkojë në një konkurs bukurie dhe ai nuk e ka mirëpritur këtë gjë. “Prandaj ndihem shumë keq ndonjëherë”, - tregon Rikja. Po ashtu, ajo sqaron se familjet e të dyve njihen dhe e duan shumë, duke shtuar se kur ka hyrë në “BB” i ati e ka porositur që të jetë e kujdesshme për të mos e lënduar të dashurin e saj, pasi ai ka qarë kur ajo është ndarë në aeroport prej tij. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›