Ngjarja që shokoi Aurelën

Ngjarja rrënqethëse me pedofilin e cilësuar tashmë si ‘monstra e Laprakës’ ka nxitur reagime të shumta në publik.
Mes tyre është edhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila duke qenë vetë nënë, është prekur thellë nga ky rast.
“Ngjarja e rrëmbimit të djalit 10 vjeçar, ishte shokuese. E po aq tronditëse e rrëqethëse ishte të merrje vesh, se i njëjti person kishte pranuar se kishte vrarë pak muaj më parë edhe një djalë tjetër. Njerëzit normalë, nuk munden të futen në trurin e një krimineli të tillë e të kuptojnë çfarë e çon një njeri të veprojë ashtu me një fëmijë të pa mbrojtur.Do të doja të kishte ligje të hekurta për këta lloj kriminelesh që prekin fëmijët. Një ligj, që të mos i lejonte më të shikonin dritën e diellit. Si nënë e si njeri, dënoj me gjithë shpirt ata që prekin engjëjt mbi tokë” ka shkruar Gaçe ne rrjete sociale. /Indeksonline/