Bleona, mes Londrës e Parisit

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, ditëve të fundit ka qëndruar mes Londrës e Parisit.
Ajo kishte zgjedhur Britaninë e Madhe për një turne mediatik, ku mes tjerash ka realizuar një foto-sesion për "Flavour Magazine".Qereti ka publikuar nërrjete sociale fotografi nga aktivitetet e saj në kryeqytetet evropiane.
Ndryshe, është konfirmuar zyrtarisht se Bleona do të performojë krahas Carmen Electra, Ana Matronic nga "Scissor Sisters" dhe Alexis Jordan, në festën vjetore "White Party 2013", që do të mbahet nga 29 marsi deri më 1 prill në Palm Springs, në Kaliforni. Në këtë ngjarje, Belona do të sjellë si premierë këngën debutuese për tregun amerikan. /Indeksonline/