E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bler urrehej me Braun

Libri

Mosmarrëveshjet me ish-kryeministrat Bler dhe Braun nuk kanë qenë një sekret për anëtarët e qeverisë laburiste këto 13 vitet e fundit që ata ishin në pushtet, por dalin edhe më në pah në një libër të fundit të botuar nga ish-njeriu i afërt i Blerit dhe këshilltari për shtypin Alastair Campell. Në këtë libër del se sipas Blerit, Braun nuk priste ditën kur do t’i zinte vendin, ndërsa Braun, nga ana e tij, e akuzonte vazhdimisht Blerin se nuk e kishte mbajtur fjalën që i kishin dhënë në fillim njëri-tjetrit për të bërë një rotacion në drejtimin e vendit. Campell përshkuan zënkat e shpeshta mes Braun e Bler dhe se si Braun ishte një njeri që kërkonte të arrinte me çdo kusht atë që donte dhe se kur nuk ndodhte një gjë e tillë nxehej jashtëzakonisht shumë dhe inatosej deri në ekstrem. Këto dhe detaje të tjera jepen në librin që në fakt rrëfen prapaskenat e laburistëve gjatë periudhës para se të vinin në pushtet në Britaninë e Madhe 13 vjet më parë dhe gjatë pushtetit dhe tri mandateve që panë si kryeministra pikërisht Bler dhe Braun. Vetë Campell ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Kryeministrit Bler gjatë të dy mandateve e gjysmë të pushtetit të tij dhe një njeri që ka vëzhguar nga afër personazhet dhe ngjarjet në Partinë Laburiste. Në libër jepen vlerësime edhe për anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dhe për një frymë në përgjithësi jo të mirë që mbizotëronte aty.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›