E Diel, 1 Nëntor 2026

Blerim Destani, aktori hollivudian, ne nje projekt shqiptar

Intervista/ Aktori simpatik rrefen planet e aferta dhe suksesin e deritanishem ne arenen nderkombetare
Pas "Koha e Kometes", ka ardhur momenti qe aktorin nga Tetova, Blerim Destani, ta shohim tanime te perfshire ne nje projekt shqiptar. Ai nuk pranon te rrefeje ne detaje se per cfare behet fjale konkretisht, edhe pse konfirmon se kohet e fundit ka pranuar nje oferte interesante nga Shqiperia, per te cilin shpreson se "do te dale ndonje bashkepunim i mire". Tejet i lumtur me suksesin e deritanishem ne arenen nderkombetare, Blerimi shprehet ne nje interviste per KJ: "Hollivudi nuk eshte me enderr per mua". Kjo tingellon deri diku normale, ne momentin qe ai ka qene pjese e kastit te aktoreve te filmit "Get low", ku ka pasur mundesi te aktroje perkrah aktoreve hollivudiane si Robert Duvall, Bill Murray e Sissy Spacek etj. Ne intervisten e meposhtme dhene gazetes nga aktori simpatik qe se fundmi ka qene gjithashtu ne kopertinen e revistes shqiptare "Eagle" qe botohet ne SHBA, do te zbuloni gjithcka per jeten tejet luksoze qe ai i lejon vetes, me automjete dhe motore te shtrenjte, miqesine me aktoren e famshme me origjine shqiptare, Eliza Dushku, por pa zbuluar asgje nga jeta sentimentale.

Blerim, si po e shijoni suksesin e filmave te deritanishem?
Cdo investim energjie dhe emocioni, kur ze vendin e duhur si rezultat pune, dhe kur po ajo energji dhe emocion komunikon me ata te cileve u dedikohet, publikut, padyshim qe eshte nje kenaqesi e vecante. Dhe une po e shijoj shume mire. Suksesi i filmit "Dossier K" me ka shijuar vertet pasi edhe pas premieres vitin e kaluar ne Belgjike, ne qershor kishim dy prezantime, nje ne Gjermani dhe me pas premiera ne Holande ku filmi ishte se fundmi ne kinema.

A jeni duke u marre aktualisht me ndonje projekt te ri, a keni ndonje propozim apo skenar neper duar?
Kuptohet, jam ne menyre permanente i angazhuar. Per kete vit kam tre projekte te kontraktuara. Ndersa skenaret jane e vetmja gje qe lexoj, pasi me vijne shume oferta. Me ka marr malli te lexoj ndonje liber.

A do te donit te punonit ketu per ndonje projekt filmik, apo ambiciet tuaj shkojne larg Shqiperise?
Kuptohet qe ambiciet e perbashketa, i bashkojne artistet. Kohet e fundit kam pranuar nje oferte interesante nga Shqiperia, shpresoj se do te dale ndonje bashkepunim i mire. Te presim dhe te shohim.

Fale filmit "Get low, ju patet mundesi te aktroni krahas nje kasti te njohur aktoresh hollivudiane. Nderkohe, qe keni miqesi edhe me Eliza Dushkun. Deri ku shkon kjo miqesi?
Po, vertet pata mundesi te luaj perkrah yjeve me te shquar hollivudiane, dhe kjo ishte nje kenaqesi e vecante per mua. Sa i perket pjeses se dyte te pyetjes suaj, mund te them se me Eliza Dushkun kam nje miqesi te sinqerte dhe nje respekt te vecante profesional.

Cdo te thote per ju pjesemarrja ne evente nderkombetare te filmit? nisemi nga fakti qe filmi "Get low" konkurroi edhe ne "Tribeca Fil Festival", nderkohe qe zyrtarisht filmi ka nisur transmetimin ne korrik.
Eshte pjese e punes. Pas produksionit, filmi ka fazen e prezantimit dhe shitjes ne treg. Keto evente nderkombetare jane edhe tregjet me te medha te filmit dhe cdohere kur kam kohe mundohem te jem pjesemarres pasi aty takon shume kolege, regjisore, producente etj.

Sa larg eshte endrra hollivudiane per ju tanime?
Dicka qe tanime e ke prekur, nuk mund te quhet enderr.

Normalisht, konsideroheni i famshem. Ia dedikoni me shume punes suaj, apo fatit kete status? Si ju duket kur ktheni koken pas dhe kujtoni fillimet tuaja. Ka qene e veshtire rruga qe keni zgjedhur, apo fatmiresisht, nuk ju jane nevojitur shume sakrifica?
Cdo gje i dedikohet punes dhe perkushtimit tim ndaj profesionit. Rruga ka qene e veshtire, pasi sukseset e lehta jane gje e rralle dhe me shume mbeshteten ne fat. Une i besoj thenies qe "Gjerat e arritura lehte, konsumohen lehte".

Per ju eshte shkruar se fundmi se beni "jete luksi", duke qene se familja juaj disponon nje pasuri disa milioneshe. A eshte e vertete kjo, se ju shpenzoni jashtezakonisht shume, me defrime e motore e automjete te shtrenjta?
Cdo gje i dedikohet punes sime. Me punen time kam arritur te kem pasuri aq sa me duhet per momentin. Kur shtohen angazhimet e mia, kuptohet qe shtohen edhe shpenzimet. Ajo qe ju quani "jete luksi" asnjehere nuk me ka bere pershtypje dhe nuk me ben. Ka qene nje faze qe e kam tejkaluar prej kohesh.

Po keshtu, emri juaj eshte lakuar shpeshhere per marredhenie te ndryshme me femra. Kaq Don Zhuan jeni ju? A ka aktualisht ndonje femer ne jeten tuaj?
Nuk me pelqen qe te pergjigjem ne pyetjet qe kane te bejme me jeten time private. Preferoj qe ajo pjese e jetes te ngelet vetem per mua.

Cilat tipare vleresoni me shume te nje femer. A do te kishte shanse me ju nje vajze e thjeshte, krejt e panjohur?
Mua asnjehere nuk me ka interesuar dhe as qe me intereson pamja e jashtme apo ambalazhet, por vetem permbajtja. Nuk merrem me thesin, por me drithin qe ka brenda thesi.

Si ia beni te qendroni ne forme te mire fizike dhe sa para shpenzoni per pamjen dhe per veshjet? Preferoni veshje te shtrenjta dhe firmato...
Pamja dhe forma fizike jane pjese e punes sime, ndaj per keto kam nje perkujdesje te vecante. Preferoj te vesh vetem gjera qe me bejne te ndjehem rehat.

Se fundmi, nje pershendetje per fansat shqiptare qe ndodhen ne Greqi?
Te tentojne te shohin punet e njerezve e jo fjalet.
Intervistoi: Fjoralba Shahaj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›