E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi identitetin kombetar dhe shqipen e njesuese

Daniel Gazulli
Ne balle te bibliotekes kam librin e Prof. Rexhep Qoses "Porosia e madhe". Ne nje kartele te komjuterit kam shkrimin e tij "Identieti Kombetar dhe Gjuha Standarde". Me vjen te shtroj pyetjen: A vertete asht i njejti autor? E, tue huazue ate fjale aq shpesh te lakueme po prej tij, "identitet", pyes: Po cili asht identiteti i vertete i Prof. Rexhep Qoses, ai i "Porosise se madhe", apo i shume shkrimeve te pecarta te tij ne dhjete vjetet e fundit?
Po e nis kete shkrim me nje citim prej atij artikulli:
"Pikerisht tani kur shtohen gjasat historike per funksionimin e popullit shqiptar si komb modern, ne jeten tone kulturore dhe politike shfaqen disa dukuri dhe behen disa perpjekje me ndikim cintegrues ne jeten shoqerore e ne njesine shpirterore te popullit. Ato jane:
1. perpjekjet per ndryshimin e parimeve themelore te gjuhes se sotme standarde dhe per krijimin e nje gjuhe tjeter standarde per shqipfolesit e dialektit gege;
2. tejshquarjet, tejtheksimet e vetedijeve fetare dhe sjelljet e anshme te disa institucioneve
politike e shteterore ndaj ndonjeres prej ketyre vetedijeve;
3. perpjekjet per krijimin e nje identiteti te ri kombetar - te identitetit kombetar, ne te vertete mbikombetar, kosovar".
Keshtu e nise Prof. Qosja temen e tij qe e ka aq per zemer: "Identiteti Kombetar dhe Gjuha Standarde"
Gjendemi para paradoksit ma vulgar qe po perdorin gjithe ata qe jane kunder gjuhes se njesueme letrare shqipe, tue e zevendesue ate me famekeqen "gjuhe standarde", nje pjelle e deshtueme historikisht e kombetarisht.
Ky soj i pandreqshem leshon tymce atdhetarie pikerisht per te mbrojte ate qe asht asgjamangut e kryekeput kunder identitetit dhe unititit kombetar.
Ta shtjellojme fare shkurt citatin e sjellun prej Prof. Qoses, pse ma tej do te na duhet me u marre me shtjellime te tjera.
a) Askush nuk kerkon me ndryshue parimet themelore te gjuhes se sotme standarde, por te rishikohen ata ne menyre qe te kemi nje gjuhe letrare shqipe vertete te njesueme; vetem atehere ajo do te jete nje element i qenesishem ne themel te identitetit kombetar; Prof. Qosja dhe te tjeret e dine mire se "laberishtja e standartizueme" nuk asht njesim i shqipes, as element themelor i identiteti kombetar. E shumta ajo mund te jete element baze etnoperfaqesues i Laberise.
b) Gjuha letrare e njesueme nuk duhet te jete per shqipfolesit e dialektit geg, por mbarekombetare.
c) Vetem ne mendje te corodituna mund te linde ideja e krijimit te nje identiteti te ri kombetar, a, aty edhe mbikombetar; cashtja shtrohet ne nje identitet te forte kombetar, mbarekombetar e jo mbikombetar. Prof. Qosja do me cue pluhun me keto akuza absurde pse do me mbrojte pjellen e deshtueme te 1972.
d) Aq "i shqetesuem" asht ai ne "identitetin" e tij te fosilizuem, sa e shqeteson ringjallja a rikujtimi i prejardhjes sone te krishtene - cka deri me 1990 nuk do te mundnim as ta permendnim -; nderkohe po ai nuk ka mungue t'i drejtoje gishtin edhe Europes "se duhet t'i baje llogarite edhe me identitetin tone islam".
Nuk e ndjej te nevojshme me u zgjate ma me te, pse cdo mendje e shendoshe nuk do ta kete te veshtire me kuptue se "Identiteti Kombetar dhe Gjuha Standarde" e Prof. Qoses, gjithcka mund te jene, por jo ne mbrojtje te identitetit kombetar.
E tue na kujtue se identiteti yne na u percaktoka nga "adetet" (sa bukur i shkon kjo fjale osmane mendesise se tij!), arrin ne marrezine se Europa deri ne gjysmen e dyte te shekullit XIX na paskish njesue kombesine me fene; pra simbas tij, ne Europen e krishtene, deri ne fund te shekullit XIX nuk na paskish pase ruse, suedeze, franceze, angleze, spanjole etj.
Shikoni se c'arme te papastra perdor ai, mjaft te mbroje "gjuhen standarde", pse as e ha maraku per gjuhen e njesueme - jo me kot i shmanget perdorimit te cilesorit "e njesueme", pse e di qe gjuha e tij "standarde" nuk asht e njesueme - e sa kohe nuk asht e tille, ajo nuk mund te jete nje element themel i identitetit shqiptar.
Nje mendje me thote mos me u marre me ate shprehje vrastare te Adem Demacit: "Te mbrojme gjuhen standarde shqipe nga percaresit e kombit shqiptar", aq ma teper pse nuk kam pse me u cudite: Vitet e burgut qe ai vuejti nen regjimin Tito-Rankovic, nuk i vuejti per ide perparimtare, po pse ishte idhetar i diktatorit Enver Hoxha. Po dicka krejt te thjeshte me duhet me ia thane: Askend ma shume se ata qe jane per nje gjuhe te njesueme letrare shqipe nuk e ha maraku per unitetin mbarekombetar. Tue vazhdue me mbrojte ate "standard" e tue mos permiresue rregullat e drejtshkrimit, keshtu po, i bahet dami ma i madh, deri ne shkatrrim, shqipes se njesueme. Kam mjaft dyshim se tashma Demaci veshtire t'i rroke keto parashtrime: ai ban pjese jo vetem ne Haxhiqamilet e gjuhesise shqipatre - per fat te keq jo te pakte - por edhe ne Haxhiqamilet e enverizmit historik.
Po ka edhe ma keq.
Per te mbrojte idene e tyne te ngulte, kryekeput antikombetare, se "gjuha standarde" nuk duhet preke, pikerisht si me 1972 (e ma pare e mbas, prej 1945 deri me 1991), nje fare Nurellari nuk ngurron me pafytyresine ma te pashoqe te akuzoje se kush e preke ate na i kryeka sherbimin ma te madh "shkjaut". Lexoni deri ku arrin ky tip i tjetersuem: "Kur vizitova per here te pare Beogradin jam ndjere si ne gjemba duke menduar se gjendesha ne strofullen e antishqiptarizmit. Mirepo ndryshe nga cfare prisja, u ballafaqova me nje dashamiresi te shtirur por te theksuar te beogradasve qe nuk humbnin rast pa me thene se ata nuk kishin asgje me shqipetaret e Shqiperise por me Kosoven. Nje aplikim i pacipe dhe i pakursyer i taktikes mijeravjecare, dividi et impera (perca e sundo). Me keqardhjen me te thelle kam zbuluar kohet e fundit se kjo perpjekje e Beogradit nuk ka shkuar teresisht dem perderisa zerat qe i jane kundervene gjuhes letrare shqipe jane shtuar ne Kosove dhe zene nje vend domethenes qofte ne debatin publik e qofte ne bisedat ne te cilat perfshihem shpesh ne ambiente private me miq te mi te Kosoves".
Pra, simbas tij, ata qe mendojne e ngrejne zanin se ka vend e duhen rishikue rregullat e drejtshkrimit e te sendertohet nje gjuhe e mirefillte e njesueme letrare shqiptare, na bankan punen e Beogradit.
Se kush ka ba dje e vijon me ba edhe sot punen e Beogradit, te Athines e te Stambollit, e ka deshmue historia. Nje gja asht e sigurte: Pikerisht ata perdorin kete arme te pabese sa here duen me mbrojte idete e tyne fosile e mjerane.
E mund te vazhdohej me Emil Lafen, Gjovalin Shkurtajn etj. (nuk po iu parave titujt shkencore qe ua kane dhane, se pak me duken se i meritojne, ne mos tjeter moralisht), por, le te ndalemi ketu e t'i kujtojme gjithe kesaj skote: askush ma shume se ata qe kerkojne rishikimin e rregullave te drejtshkrimit vendose me 1972 e sendertimin e nje gjuhe te mirefillte letrare kombetare, askush, pra, ma shuma se ata, nuk shqetesohet per mbrojtjen e identitetit kombetar e te unitetit te tij, pavaresisht nga pikepamjet politike, fetare, mendesite krahinore e keshtu me radhe. Mjaft me bomba tumce! Mjaft me rrahgjoksje te mbrojtes te identitetit kombetar e te unitetit! Identiteti dhe uniteti mbrohen tue pase vetedijen ma te thjeshte se ky popull ka nevoje per gjuhe te njesueme letrare shqipe - prej saj buron mandej gjuha standarde.
Te kthehemi edhe nje here tek Nurellari. Le te citojme rishtas prej tij nje fragment: ".......zene nje vend domethenes" (evidentimi prej meje, DG). Nurellari perdore mbiemnin e perbame prej paskajores, do me thene, kete trajte themel te foljes ne shqip. E mire, a nuk po kerkojne pikerisht kete Prof. Bahri Beci, Prof. Nuhi Veselaj, Prof. Primo Shllaku etj., vendosjen e paskajores ne themel te foljes ne shqip? Valle perdorimi prej tij i kalkut "domethenes" prej paskajores "me thene" deshmon se "perpjekjet e Beogradit nuk kane shkuar teresisht dem"?!
A nuk asht kjo marrezi e jueja, zotni Nurellari, qe nuk ju njoh e nuk ju di, e as me linde deshira me ju njohe, nje qendrim kryekeput enverist, si dikur qe po te shprehje nje mendim "jashte vijes se Partise" (po e shkruej me te madhe si atehetre kur Atdhe shkruhej me "a" te vogel), te cilesonin sherbetor i Athines e i Beogradit, i imperializmit e revizionizmit?
Nese shtrimit te problemit madhor te nevojes se nguteshme per rishikimin e normave te drejtshkrimit, qe te na coje ne sendertimin e nje gjuhe latrare te mirefillte te njesueme e kombetare, do te perpiqemi t'ia zame frymenm njak sa te bezahet pak, kjo po, kjo con ne nje komb te percame, jo deshira me pase nje gjuhe vertete te njesueme.
Ja dhe vneri i matejshem i Prof. Qoses: " ...... kjo do te thote jo vetem permbysje e gjithe krijimtarise shkencore e artistike te krijuar me kete gjuhe ...". Ma qarte nuk ka si thuhet: Te hedhim ne koshin e plehnave te harreses pese shekuj krijimtari, prej Buzukut te Migjeni, prej Fishtes te Visaret e Kombit, qe te mos permbysim krijimtarine shkencore e artistike te krijueme me kete gjuhe (Nenkupto: standarten). Cinizmi e qendrimi cintegrues kombetar asht ne drite te diellit - krijimtaria e Qoses e kompani te mbetet, kush pyet per Eposin e Kreshnikeve, Fishten, Mjeden, Koliqin, Esat Mekulin etj?! Joqe, po te jesh i ndershem, e di mire se askush nuk ka synim me permbyse as krijimtarine shkencore e as ate artistike te "te krijuar me kete gjuhe" (sikur na po kerkojme nje gjuhe tjeter, serbishten, b.fj., qe Prof. Qosja e ka aq per zemer?!).
E se " ... ato frymezohen prej motivesh te tjera. Nuk eshte e veshtire te dihet se ne bazen e ketyre motiveve, shume me teper politike se sa kulturore, qendron mendesia feudale, ne te vertete ai patriotizmi qe Faik Konica e quante patriotizmi i mehalles".
Po "patriotizmi" Juej, Profesor, i c'mehalle asht?
Asnje argument shkencor, por vetem akuza denigruese me shigjeta te helmta qe dalin prej llogoreve enveriste.
Deri ku na e ve "kufinin te thana" Prof. Qosja? "... nevojen e pasurimit dhe te persosjes se gjuhes standarde duke futur ne perdorim thesarin leksikor dhe frazeologjik te te gjitha trevave shqiptare, ne menyre te vecante te trevave veriore, qe cmohet pak a shume i lene pasdore". Pra edhe ketu: ".. qe cmohet pak a shume i lene pasdore". Tashma edhe femijte e dijne se fjalori i Veriut nuk asht "pak a shume i lene pasdore", por i perjashtuem si te ishte leksik barbar. Doni nje shembull te thjeshte, Profesor? Ja, nuk m'u desht as nje ore pune me gjete (pra mos me gjete) se ne FGJSH mungojne fjale te perdorimit te perditshem ne Sape (Zadrime) si: akulltar/-e, anx:e/-a, azull/-i, ballot:e/-a, bam/-i, -e, bergajn:e/-a, birth-i (pse kemi turqishten ciban), brezhel/-a (kancer/i), brig/-u, cangull, me coke, deh!, me u deje, ding, me u djerge, kercale, me lloke, mangen/-a, miellc:e/-a, me miklue (perkedhele), me perdahe, pllojce, porrc/-i (apendisit/i), shij:e/a, e deri tek neologjizma aq e bukur qe ndeshim te proverbat e mbledhuna prej Frang Bardhit: i permiellte. Ketu ka njegjasend: ose fjalet gege qe nuk jane ne tosknisht nuk merren si shqipe, ose te quhet Fjalori i ! Tosknishtes. Si mund te perjashtohet nga gjuha amtare me kaq papergjegjesi thesari i saj ma i vlefshem!? Me c'te drejte shkencore e morale bahet tosknizimi i fjaleve gege (kur nuk e ka tosknishtja e detyrimisht jane perfshi ne FGJSH)?! Po e perseris, me c'te drejte morale, qe rri mbi te gjitha te drejtat, "u shkim nje ortak bore prej shpatit te malit" e bajne "u shqim ...? Qe kur "q-ja" na qenkish ma e fisme se "k-ja"?
Ja, kesaj i thone degdisje e "identietit" (me qe ju u pelqen kaq shume kjo fjale) ne nje thele ... labe.
Gjovalin Shkurtaj na kercenon si dikur motit: " ... ne gjuhetareve na mbetet detyre kryesore qe te marrim ne duar gjuhen stantarde e te mos e leme te tjetersohet sipas qejfit te secilit prej perdoruesve te saj. (nenvizimi imi - DG). Pra, o gjuhe standarde, o ne gjuhetaret marrim masa. Ne deshironi mund te shkrueni ne gjuhe te hueja, makare ne serbisht a greqisht, por jo ne gegnisht.
***
Kjo asht klima qe kane krijue gjuhetaret "zyrtare" ne diskutimin per sendertimin e nje gjuhe te njesueme latrare kombetare prej nga mandej del edhe gjuha standarde.
Po cfare kerkojne ne te vertete "percaresit i kombi shqiptar" te Adem Demacit?
1) Pasunimin e gjuhes shqipe me te gjitha trajtat e saj fonetike e morfologjike ma perfaqesuese e shprehese, gjitheperfshimese, qe te lejojne zhvillimin e papreme te saj, jo ta fosilizojne si po ndodhe me famekeqen gjuhe standarde;
2) Perfshimja e trajtave themel te shqipes ne gjuhen e njesueme, si jane paskajorja e pjesorja e shkurte;
3) Rishikimi i rregullave te shumesit te emnave e te mbiemnave;
4) Rishikimi i "e"-se se shurdhet ne trup te fjales ne raport me zanoren "a", por tue e ruejte gjithmone "e"-ne ne fund te fjales si ne normat e sotme;
5) Zbutja e fenomenit te rotacimizit kur ne trajta te tjera te te njejtes rraje shfaqet me "n", si b.fj tek "synoj", pra edhe "syni", e jo "synoj" - "syri";
6) Perjashtimi nga normat e drejteshkrimit i fjaleve me theks fundor nen ndikimin e osmanishtes si; babà, joqe: babe; parà, joqe: pare; kafé, joqe: kafe etj.
7) Ruejtja e leksikut ne trajten qe ai shfaqet ku ka perdorim origjine si: me u shkime, e jo "shqimet".
Vecanarisht ne te folun nje numur i madh intelektualesh toske perdorin mjaft shpesh pjesoren e shkurte, aty edhe paskajoren, kane tendence te shqiptojne me "a" ne trup te fjales shume prej fjaleve qe ne tosknisht shfaqen me "e" te shurdhet, bajne shumesin e emnave dhe mbiemnave si ne gegnisht (doemos, si baj edhe une te pakryemen e foljes si ne tosknisht, e jo vetem te pakryemen).
Tashti pyetja qe shtroj une asht e thjeshte dhe e drejtperdrejte: Pranimi i ketyne ndryshimeve e pasunon shqipen apo e vorfnon ate? Ban te lexueshem e te kuptueshem si Naimin ashtu edhe Martin Camajn, apo po te bahen keto ndryshime njerezit nuk do te kuptojne ma Prof. Qosen? E fosilizojne ma tej apo i celin hapsina zhvillimi bashkekohor? Shprehin nje identit kombetar gjitheperfshimes, apo identitetin e nje pakice lokale? Lejojne qe shqiptaret te shprehenh natyrshem ne gjuhen amtare, apo na krijojne veshtiresi me kuptue Jakup Krasniqin?
Shkurt, pse nuk pranoni te shtroheni e te diskutoni cashtje konkrete te gjuhes, te nderuem "firmatare" e jo firmatare te Rezolutes se Kongrsit te Drejtshkrimit, po leshoni tymce "patriotike"?!
Asht koha me i thirre mendjes e jo me u struke ne llogore te vjetra ku rrezikuem te shperbaheshim si komb.
Nese ndjeheni bashkefajtore ne sendertimin e normave te drejtshkrimit me 1972, gaboheni. Ju as diskutuet e as vendoset. Ju ishit aty qe te miratonit "njezeri" dhe kaq. As u pyeten, as u ngarkon njeri me pergjegjesi.
Vete Prof. Qosja e ka shprehe se: "Zgjedhja e toskerishtes per themel te gjuhes se njesuar letrare eshte vendim para se gjithash politik, i marre duke u pasur parasysh vullneti i klases politike ne pushtet".(R. Qosja, Gjurmime albanologjike, SShSh, 26, Prishtine, 1996, f. 59). Atehere, per c'element identiteti kombetar e merr sot sa kohe qe zgjedhja ishte "para se gjithash politik, i marre duke u pasur parasysh vullneti i klases politike ne pushtet"?
Pak a shume edhe studiuesja franceze O. Daniel thote te njejten gja: "Gjuha shqipe ka pesue nderhymjen e shtetit totalitar, sic ishte Shqipnia gjate periudhes se pushtetit stalinist. Tue u frymezue nga politika staliniste, politikanet shqiptare, tue dashte te modelojne nje shtet homogjen nen flamurin e komunizmit, ... imponuan mbi gjithe territorin "gjuhen e njesuar", qe ne fakt, nuk ishte rezultat i afrimit te dy dialekteve te shqipes... "
Qe me 1940 N.Resuli shprehej se: "Gjuha e perbashket e ardhme sipas zhvillimit te evolucionit historik te saj e gjer me sot, vecse ne mos u vertetofshin shkaqe te ra qe t'i kembejne drejtimin qe ka marre, shkon drejt dialektit te Shqiperise se Mesme". Nje hamendesim ogurzi, pse, per fatin tragjik te shqiptareve, u vertetuen "shkaqe te ra" qe ia nderruen drejtimin qe kishte marre, u vendos diktatura komuniste, qe nuk do te pyeste as Idriz Ajet e Selman Rize, as Cabej e Mahir Dom, le ma Rexhep Qosen.
Ne ate Kongres u vendios ajo qe dihet, por jo njesimi i shqipes, aq ma pak ajo qe keshillonte Prof. E.Cabej "afrimin sa me te madh te dy dialekteve ne shkrim "
Nuk kishte rruge tjeter, thone gjuhetaret, ose gegnishtja, ose tosknishtja. Asnje motiv tjeter me perligjeje shkencore nuk mund te kete ne teorine e "pamundesise se shartimit ne mes dy dialekteve". Pse nje shartim te tille nuk e ka kerkue kurrkush. Pse nje shartim i tille nuk mund te bahet. Pse vete konceptimi i shartimit tosknisht - gegnisht asht nje ide barbare: gjuha standarde mbeshtetet tek format e perbashketa, takuese, gjitheperfshimese, mosperjashtuese, pra ne mbare shqipen, jo ne shartimin ne mes dialekteve. Pse, sic e thame ma pare, do te merren ato trajta qe i ka tosknishtja me mbeshtetje ma historike e ato qe i ka gegnishtja me mbeshtetje ma historike, sidomos ndeshjet ne mes tyne; apo, sic thonte i madhi Cabej, marrja parasysh e shtrimjes territoriale te dukurive gjuhesore, ne menyre qe "kur nje forme e caktuar perdoret ne mbare treven e njerit nga dialektet kryesore dhe pjeserisht edhe ne tjetrin, ajo me te drejte ngrihet ne norme te shkrimit", e se te sendertoheshin "rregulla sa me perfshirese, pergjithesuese, te formuluara thjesht e qarte, qe te pervetesohen e te zbatohen me lehte".
Cfare po kerkohet? Asgja ma shume se sa thuhej ne Rezolute te Kongresit: "Kongresi porosit qe, duke marre parasysh ndryshimet qe peson gjuha letrare gjate zhvillimit te saj, si edhe ceshtjet e reja qe nxierr praktika gjuhesore, Rregullave te drejtshkrimit t'u behen, ne te ardhmen, kur te jete e nevojshme, permiresimet dhe plotesimet e duhura".
Ata qe perjashtojne debatin mbi kete teme kaq te randesishme, ata po, jane per percamje kombetare, kambengulja e tyne asht disintegruese e mund te sjelle rrjedhoja te paparashikueshme, e jo ata qe kerkojne nje shqipe letrare te njesueme prej nga do te rrjedhe mandej edhe gjuha standarde.
Ky nuk asht patriotizem mehalle, sic po na thote prej Olimpit Prof. Qosja, po atdhetarì e kullueme, shqetesim i atyne qe u dhemb pse po birret shqipja, jo se po birret gegnishtja.
Natyrisht, une nuk pres asgja te mire prej institucioneve, ne duer te te njejtave persona prej 40 vjetesh, por intelektualet e mirefillte nuk duhet te heshtin. Intelektuali, si thonte i madhi Lasgush Poradeci, ka gjithmone pergjegjesi, aq ma teper per nje cashtje themel te nje kombi ende ne evoluim te pershpejtuem, jo rralle eklektik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›