Blerim Gjoci do te marre pjese ne "OSCAR" per vitin 2013?
Shumekush mund ta kete zili, por Blerim Gjoci nuk matet me ta. Kohe me pare, ai kishte thene se konkurrente ka vetem kinematografine nderkombetare. Mund ta thote kete, sepse eshte prodhues i "Kthimi"-t, filmit qe mori cmim ne "Sundance", dhe ka gjasa te medha per te marre pjese ne OSCAR vitin 2013. Producenti i shtepise se vetme filmike qe po debuton suksesshem ne kinematografine boterore, eshte ftuar nga organizatoret e festivalit me fame nderkombetare ne "Palm Springs", i cili eshte dhe kualifikues per cmimin e madh "OSCAR". Dje Gjoci eshte nisur per ne Kaliforni ku do te marre pjese ne panelin me teme "Mythbusters" me producent, drejtor e skenarist te famshem si: Katherine Lindberg, Matthew Lillard, Glenn Lund, Robert Bella e Todd Luoto.