E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Sistemi, nje reforme unike ne Ballkan



Gjate perurimit te sistemit te ri "One Stop Shop", diten e djeshme ministri i Drejtesise, Eduart Halimi, u shpreh se kjo eshte reforme unike ne Ballkan. "Me kete reforme, qytetaret do te perfitojne kohen qe do t'i duhej per te kryer nje veprim ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Brenda pak sekondave verifikohet i gjithe procesi qe duhej te kryhej tek Zyra e Pasurise se Paluajtshme. Nepermjet nje dixhitalizimi total qe i eshte bere regjistrave te pasurive te paluajtshme edhe zyrave noteriale ne te gjithe Tiranen i kemi krijuar mundesi qytetareve qe nga 10 sportele qe funksionojne ne ZRPP, sot te hapim 120 sportele noterie ne Tirane per te marre informacionin dhe per kryer sherbimin me ZRPP", - u shpreh ministri i Drejtesise, Eduart Halimi, i cili shtoi se kjo eshte nje reforme qe do t'i sherbeje forcimit te besimit te qytetareve tek aktoret e drejtesise. Ministri i Drejtesise, Eduart Halimi, u shpreh se nepermjet nje dixhitalizimi total qe i eshte bere regjistrave te pasurive te paluajtshme edhe zyrave noteriale ne te gjithe Tiranen u eshte krijuar mundesi qytetareve qe nga 10 sportele qe funksionojne ne ZRPP, te perfundojne sherbimet ne 120 notere. Dixhitalizimi i sistemit te noterise ka te beje me aksesin online te noterit me Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme per marrjen e informacioneve dhe me dixhitalizimin e regjistrave noteriale dhe krijimin e nje regjistri unik dixhital te notereve ne te gjithe Shqiperine.

Lehtesirat qe krijon "One Stop Shop"

Sistemi i ri "One Stop Shop" do te shmange radhet e gjata qe krijoheshin tek 10 sportelet e Hipotekes, sepse tashme qytetaret do te kene mundesi t'i kryejne procedurat per shit-blerjet e pasurise se paluajtshme ne 120 notere qe ndodhen ne Tirane. Procedurat do te kryhen nga vete noteri dhe gjithcka perfundon per nje jave, ndersa ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme procedurat zgjasnin me dite te tera. Sistemi i ri eliminon procedurat e gjata. Qytetaret tashme do te paguajne 600 leke per sherbimin qe ne Hipoteke paguanin 1000 leke. Sipas ministrit te Drejtesise, "Ose Stop Shop" u jep fund veprimeve burokratike qe ndodhin ne zyrat shteterore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›