"Skenderbeu" pushton plot sukses Teatrin e Operes
Ne kuader te aktiviteteve te planifikuara me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise, nen kujdesin e kryeministrit te Shqiperise, z. Sali Berisha, ne Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit u vu ne skene premiera e operes "Skenderbeu" e kompozitorit te shquar Prenk Jakova. Vepra eshte vene nga regjisori italian Carlo Saletti dhe mjeshtri koncertues Zhani Ciko. Sipas organizatoreve, ajo rikthehet tek artdashesi shqiptare pas 40 vjetesh, duke ruajtur te paprekur periudhen kur trajtohen ngjarjet, pra vitin 1443-1444. I pranishem ne naten e pare te saj ishte kryeministri Berisha, kryetarja e Kuvendit Topalli, anetare te kabinetit qeveritar, perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane, si dhe mjaft artdashes kryeqytetas.
Per realizimin dhe venien ne skene te kesaj vepre interpretuan rreth 200 artiste, prej te cileve soliste te Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit, Orkestra Simfonike e TKOB, artistet e Ansamblit Popullor, Kori i Universitetit te Arteve, kori i femijeve te Liceut Artistik "Jordan Misja", ushtarake te zgjedhur nga Forcat e Armatosura, si dhe instrumentiste te Orkestres Frymore te FA-se. Roli i Skenderbeut i eshte besuar tenorit te famshem amerikan Roy Stevens, i cili u shpreh mjaft i lumtur qe do jetesoje heroin tone kombetar, ndersa regjisori Carlo Saletti ka mbajtur parasysh muziken e plote te vepres qe Jakova kompozoi mbi libretin e poetit te njohur te viteve '60-'70 Llazar Siliqi. Ky produksion synon te tregoje nje figure njerezore te Heroit Kombetar te shqiptareve, po aq sa te ruaje dimensionin e tij mitik kur flitet per luftetarin dhe udheheqesin kunder marshimit otoman drejt Europes.
Zhani Ciko, i cili eshte njekohesisht edhe mjeshter koncertues ne kete produksion, ka falenderuar te gjithe bashkepunetoret qe ndihmuan ne realizimin e venies ne skene te kesaj vepre te madhe, duke bere te mundur konceptimin dhe perqasjen e epokes se heroit tone kombetar me maksimumin e dimensioneve te veta. Nje merite te madhe ne realizimin e venies ne skene te kesaj opere ka edhe bashkepunimi edhe me institucionet e tjera, pasi vetem Teatri i Operes nuk mund te realizonte operen pa ndihmen dhe bashkepunimin e tyre. Ne kete drejtim nje kontribut te jashtezakonshem ka dhene edhe Ministria e Mbrojtjes. "Pa dashamiresine e ministrit te Mbrojtjes, z. Arben Imami dhe shefit te Shtabit te Pergjithshem, gjeneralmajor Gjunkshi, te cilet na kane hapur dyert jo vetem nje here duke punuar bashkerisht, kjo veper nuk do te kishte kuptim. Fale ketij bashkepunimi mund te themi qe shfaqja ka dimensione te cilat publiku do t'i vleresoje", - ka theksuar mjeshtri Ciko.
Nga ana tjeter, dirigjenti i mirenjohur i Orkestres Frymore te Forcave te Armatosura, nenkolonel Halim Teqja, tha se ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise, Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes jane bere promotore te veprimtarive nga me te ndryshmet perfshire edhe ne fushen e artit dhe te kultures. "Me venien ne skene te operes "Skenderbeu" te Prenk Jakoves, pas me shume se 4 dekadash shihet edhe kontributi i Forcave te Armatosura, jo vetem ne mbeshtetjen me mjete logjistike, por edhe ne mbeshtetje me forca artistike. Pjesemarrja jone me nje grup muzikantesh prej 11 vetash ne finalen e operes "Skenderbeu", pervecse i shton emocione, bukuri dhe performance kesaj vepre, njekohesisht vazhdon te perforcoje dhe kontributin qe Orkestra Frymore e FA-se, ne bashkepunim me Teatrin e Operes dhe Baletin, kane bere ne vazhdimesi", - u shpreh, nder te tjera, dirigjenti ushtarak Teqja.
Per realizimin e kesaj vepre moren pjese edhe 35 perfaqesues te perzgjedhur nga Forcat e Armatosura, nga te cilet 11 instrumentiste te Orkestres Frymore, 21 trupa nga Batalioni Komando i Forcave Tokesore, te afte dhe te pergatitur fizikisht, si dhe 3 ushtare te Batalionit te Sigurimit.