E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat europiane: Do t'i shtojme kapitalet tona

Ne kohen kur Europa po e citon gjithmone e me shume fjalen "krize", nje lajm i mire mberrin nga sistemi i saj bankar. Keshtu, institutet bankare te Bashkimit Europian, kane njoftuar planet per shtimin e kapitalit te tyre me 115 miliarde euro brenda ketij muaji. Nga ana e tij, Autoriteti Bankar Europian e ka cilesuar kete si nje hap qe do t'i sherbeje rikthimit te besimit ne sistemin bankar, i lekundur se fundmi nga efektet e krizes. Kreu i ABE-se, Andrea Enria, ka deklaruar nderkaq, se keto plane te bankave europiane paraqiten ne perputhje me koherence te plote me pritshmerite e institucionit qe ai drejton. Sipas te dhenave, bankave kryesore ne Europe u ishte lene kohe deri ne fund te muajit qershor per te shtuar kapitalin baze te tyre ne nivelin prej 9%. Kjo ne fakt, e mbeshtetur ne rregullin e ushtrimit te nje perpjekje per stabilizimin dhe rikthimin e besimit ne sektorin bankar europian. Nje domosdoshmeri e tille u vu re gjate testeve te fundit te stresit, qe Autoriteti Bankar Europian ushtroi ne bankat europiane kryesore. Gjate te cilit, ne fakt, rezultuan me nevoje per shtimin e kapitalit edhe dy banka qe operojne ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›